e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tre vite pa fitore në Korçë, Vllaznia kërkon revanshin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tre vite pa fitore në Korçë, Vllaznia kërkon revanshin

Prej tre vitesh, skuadra e Vllaznisë nuk arrin të marrë pikë në transfertë ndaj Skënderbeut. vllazniaPikët e fundit që shkodranët kanë marrë ndaj kampionëve kanë qenë më 8 shkurt të vitit 2013, kur shkodranët fituan me gol të Arsen Hajdarit në pjesën e dytë të takimit.

Në atë kohë kuqeblutë drejtoheshin nga i ndjeri Artan Bushati. Pas atij takimi, shkodranët kanë humbur të gjitha sfidat që kanë luajtur ndaj Skënderbeut në Korçë. Por, në takimin e javës së ardhshme, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu do të ketë një moral të lartë dhe do kërkojë të mos dalë pa pikë, në mënyrë që të forcojë pozitat në tabelën e klasifikimit.

Sa u takon ndeshjeve të këtij kampionati, Vllaznia ka arritur të sigurojë vetëm një fitore dhe të pësojë dy humbje në takimet ndaj Skënderbeut. Kuqeblutë kanë fituar në takimin e fazës së tretë të zhvilluar në fushën "Reshit Rusi" me shifrat 0-1 dhe goli u realizua nga Kalaja. Ndërsa në javën e parë të kampionatit Vllaznia humbi me rezultat minimal, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Pukës.

Në fazën e dytë, korçarët triumfuan pastër në shifrat 3-1 në shtëpinë e tyre. Në takimin e fundit për këtë kampionat mes dy ekipeve, korçarët do t'i kënaqë edhe një pikë me Skënderbeun, çka do të shtonte edhe më shumë moralin te kuqeblutë, që objektiv kryesor kanë mbijetesën në Superiore.

Kalendari

Faza e katërt nuk ka rezervuar sfida të lehta për Vllazninë, që do të luajë pesë takime në transfertë dhe katër në fushën e saj. Gara vështirësohet, pasikampionati ka hyrë në fazën finale të tij dhe të gjitha skuadrat duan me çdo kusht që të mos dalin pa pikë, qoftë kur luajnë në fushën e tyre apo jashtë saj, në mënyrë që të realizojnë objektivat.

Në fazën e dytë, kur kampionati ishte i njëjtë me atë që kuqeblutë do të përballen në këtë fazë të katërt, ekipi ka arritur të marrë vetëm 10 pikë. Por, tani gjërat kanë ndryshuar dhe shkodranët kanë si objektiv që të grumbullojnë më shumë pikë se atëherë.

Përgatiti: Admir Uruçi