Trapatoni: Nuk do kete kompromis, kam besim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni, ka shprehur besim se nuk do ketë kompromis në ndeshjen mes Spanjës dhe Kroacisë, ndaj nuk ka pse të paragjykohet futbolli. “Unë kam besim te ndershmëria e Spanjës dhe Kroacisë. Jam i bindur se do luhet futboll i pastër dhe se nuk do të ketë kompromis. Nuk kemi pse të baltosim çdo gjë duke hedhur dyshime”, – theksoi Trapatoni. Për sa i përket duelit direkt ndaj Italisë, ai shtoi: “Unë jam trajneri i Irlandës dhe mundohem të nxjerr maksimumin e skuadrës sime. Kemi ardhur në Evropian për të bërë paraqitje dinjitoze, dhe do e respektojmë këtë mision deri në ndeshjen e fundit”.