e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Italianet jane mesuar me trukime dhe dyshime'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Italianet jane mesuar me trukime dhe dyshime'
Kroatët u janë kundërpërgjigjur dyshimeve se do të ketë një kompromis në ndeshjen e tyre ndaj Spanjës. “Italianët janë mësuar me dyshime, ndaj edhe kanë aq probleme me trukimet në vendin e tyre. Ne do luajmë po aq ndershëm si në ndeshjet e para. Pse duhet të paragjykohet një barazim i Kroacisë me Spanjën, kur në fakt ne barazuam me Italinë dhe mundëm Irlandën? Kemi treguar që jemi të fortë mjaftueshëm për të marrë rezultat pozitiv ndaj çdo kundërshtari. Gjithsesi, dyshimet nuk na shqetësojnë. Madje, ne do të kërkojmë fitoren kundër kampionëve në fuqi”, – u shpreh mesfushori kroat Rakitiç.