Transferta në Ballsh, Josa konfirmon fituesit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu vijon në normalitet përgatitjet për takimin kundër Bylisit, në një kohë që klubi ka vendosur heshtje për shtyp.
Për ndeshjen e së dielës, trajneri Mirel Josa do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, me përjashtim të Marko Radasit, i cili ka ende probleme pas dëmtimit që pësoi javën e kaluar.
Në këto kushte, pritet që edhe formacioni të jetë i njëjti si ndaj Tiranës. Ekipi që fiton, nuk ndërrohet dhe këtë parim do të ndjekë trajneri Josa për ndeshjen e së dielës në Ballsh. Si zakonisht, Shehi do ta nisë nga porta dhe para tij do të vendosen Vangjeli në të djathtë dhe Arapi në të majtë.
Jashanica do të formojë dyshen e mbrojtjes me Osmanin. Mesi i fushës pritet të mbulohet sërish nga Nimaga, që edhe pas zëvendësimit në ndeshjen e kaluar është në avantazh ndaj Orelesit për të qenë titullar.
Lojtari nga Mali së bashku Lilajn kanë marrë udhëzimet e rastit të trajnerit Josa, për mënyrën e lëvizjes në fushë dhe mbulimin e zonave të ngushta, duke u përpjekur të fitojnë dyluftimet fizike me mesfushorët kundërshtarë.
Në krahun e djathtë të mesfushës do të pozicionohet Progni, ndërsa në të majtë Latifi. Dy lojtarët e krahut, ndryshe nga takimi i fundit kundër Tiranës, pritet që të mos kenë më aq detyra defensive. Ata do të mbështeten edhe nga Vangjeli e Arapi në ofensivën e ekipit.
Në sulm, Xhejms dhe Salihi do ta nisin nga minuta e parë. Edhe pse është ende shpejt për të përcaktuar formacionin, me shumë mundë- si ky do të jetë 11-shi ideal i Skënderbeut në Ballsh. Ndaj Bylisit do të kërkohet me çdo kusht triumfi.