e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylisi gjen armën e fortë për të thyer Skënderbeun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi gjen armën e fortë për të thyer Skënderbeun

Skuadra e Bylisit, nën drejtimin e trajnerit Adnan Zildzoviç, ia ka dalë të rifutet në garën për qëndrimin në Superiore, edhe pse pas përfundimit të dy fazave të para pakkush besonte se ballshiotët do të ishin një "kockë" e fortë për mbijetesën.bylis kukesi

Disiplina e hekurt, si dhe motivimi që boshnjaku u jep lojtarëve përpara çdo ndeshjeje, shikohen si çelësi i suksesit te Bylisi, të paktën deri në këto momente.

Edhe pse ekipi mori tri pikë në Laç, aty ku për më shumë se dy dekada nuk provonin shijen e suksesit, prova e së vërtetës do të jetë të dielën me Skënderbeun.

Meqenëse sfida do të luhet në "Adush Muça", aty ku pritet të mos mungojë edhe mbështetja e tifozërisë vendëse, në Ballsh janë të bindur se mund t'ia dalin për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndonëse objektivi do të jetë marrja e tri pikëve, edhe një barazim mund të përtypet ndaj Skënderbeut, duke parë objektivat dhe kualitetet që kanë kundërshtarët. Problemi i vetëm për Zildzoviç janë mungesat që do të ketë në formacion.

Gjithsesi, lojtarët e stolit duken gati për të bërë më të mirën në fushë. Në një sfidë të rëndësishme pritet mbështetja nga ana e tifozërisë vendëse, ku ultrasit mund t'i marrin biletat edhe me çmim më të lirë, vetëm e vetëm që të mbushin tribunat