Tërbuni, një serb kërkon pikë ndaj Partizanit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tërbuni do të presë nesër në shtëpi Partizanin dhe skuadra e trajnerit Viktor Gjoni do të tentojë gjithçka në këtë përballje, pasi nuk kanë çfarë të humbasin më shumë.
Për mbrojtësin Aleksandër Tasiç, kjo është një sfidë tepër e rëndësishme, e cila duhet kaluar me sukses. "Skuadra duhet të tregoje karakterin e saj, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe në fund të marrim një rezultat pozitiv.
Ekipi është i përbërë nga djem të rinj, por janë të zotët për të dhënë më të mirën për Tërbunin. Shpresojmë që të mos ndëshkohemi më nga gjyqtarët, si në Durrës, por të shikohemi të barabartë si ekipet e mëdha.
Nëse gjykohemi drejt, ne i kemi mundësitë që të rikuperojmë pozicionet në tabelë, gjë e cila është mundshme dhe matematika na e lejon një gjë të tillë, pasi janë edhe shumë pikë për t'u fituar.
Të shtunën presim Partizanin e vendit të dytë, një kundërshtar cilësor, por emri i kundërshtarit dhe pozitat që kemi nuk do të thonë asgjë, prandaj do të luajmë shanset tona ndaj kryeqytetasve për të marrë një rezultat pozitiv.
E rëndësishme është që të luhet një futboll korrekt dhe "fair play", pavarësisht rezultatit që ne e dëshirojmë shumë. Ne do të respektojmë çdo rezultat që do ta vendosë verdikti i fushës, por gjithmonë nëse ai nuk është i përcaktuar nga faktorët të tjerë. Unë jam optimist për sa i takon këtij takimi, prandaj nuk duhet të humbasim terren nga skuadrat rivale për mbijetesë", u shpreh mbrojtësi serb i Tërbunit, Tasiç.