Shvajni, kundër kritikuesve: Do të më shihni në Francë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni i Kombëtares gjermane, Bastian Shvajnshtaiger, u është kundërpërgjigjur kritikave mediatike. Shumë ekspertë mendonin se forma e keqe e mesfushorit mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Europian.
Aktualisht Shvajni nuk është aftësuar ende nga dëmtimet. "Nuk e kuptoj aspak kritikën. Kam zero shanse të mos marr pjesë në Europian.
Do ishin minimale, nëse do niste në fillim të marsit. Mos të harrojnë që unë kam luajtur 27 ndeshje këtë sezon, pavarësisht dëmtimeve dhe pezullimeve. Në çdo rast vendos trajneri, por unë kam besim te vetja që do jem në formë optimale", u përgjigjet Shvajni në një intervistë për "Bild".