e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Azemi rrëfen tmerrin: Jam bërë më i përgjegjshëm

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Azemi rrëfen tmerrin: Jam bërë më i përgjegjshëm

Ilir Azemi është rikthyer në fushë pas aksidentit të tmerrshëm që kaloi. Në një intervistë për "Sport1.de", futbollisti i Grojtherfyrtit ka rrëfyer momentet e vështira të jetës së tij. "Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua dhe akoma vazhdon që të jetë.azemi

Megjithatë, jam rikthyer në fushë dhe mund të mendoj për futbollin", ka deklaruar Azemi. Pas aksidentit serioz me makinë në gusht të 2014-ës, sulmuesi 23-vjeçar ka treguar se tashmë ka mësuar që të jetë edhe më i durueshëm në jetë.

"Për ato momente të vështira që kam kaluar, ku më rrezikohej edhe jeta, tashmë kam më- suar që të jem më i durueshëm, ndryshe nga sa kam qenë më parë. Pas asaj që kalova, di të shijoj gjërat e rëndësishme në jetë", ka treguar sulmuesi.

Në fjalën e tij, ai vlerëson veprimin që ka bërë klubi duke i rinovuar kontratën për t'i dhënë atij besim dhe mbështetje, në mënyrë që të rikthehej sa më shpejt në fushën e lojës.

Në momentin që Azemi ishte i gatshëm për të luajtur, u aktivizua me skuadrën e U-23 të Grojtherfyrtit, me të cilën realizoi pesë gola në debutim (në ndeshjen e parë pas periudhës së gjatë të pushimit). Gjithsesi, sulmuesi duhet të presë ende dhe të punojë shumë për të rigjetur edhe një herë vend në skuadrën gjermane, që aktualisht është në Bundesligën e dytë gjermane.