e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi dhe Ronaldo të fusin frikën, më pas të shkatërrojnë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi dhe Ronaldo të fusin frikën, më pas të shkatërrojnë

Kampioni i botës Zherom Boateng është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Por, pavarësisht këtij vlerësimi, ai u trembet lojtarëve më të mirë në botë. "Çdo vendim është i vështirë kur ndodhesh përballë Mesit apo Ronaldos.ronaldo-mesi webAta janë jashtëzakonisht të shpejtë", sqaron Boateng gjatë një interviste për platformën "The Players' Tribune". Më pas, ai analizon se yjet e botës nuhasin frikën e rivalëve. "Ronaldo, Mesi, Suarez dhe Nejmar janë të aftë të nuhasin frikën e kundërshtarit në një dyluftim.

Sa e vërtetojnë këtë gjë, ata më pas të shkatërrojnë. Ronaldo kërcen shumë, është i fortë në luftën në ajër, driblues, shumë i shpejtë. Këta lojtarë janë vërtet të shkëlqyer, prandaj nuk duhet t'i lejosh vetes të bësh gabime, pasi në të kundërt e humb shumë shpejt përqendrimin".

Këtë ndjenjë negative Zheromi e ka përjetuar vetë vitin e kaluar. Në gjysmëfinale kundër Barcelonës ai u turpërua nga Mesi duke u rrëzuar në krahun e kundërt. Pas humbjes 3-0, rrëzimi i tij u përdor edhe si spot talljeje nga tifozët.

Ndërkohë, fansat duhet ta dinë se Boateng nuk është qendërmbrojtës i lindur. Në moshën 6-vjeçare ai nisi të luante në mesfushën ofensive. Kur shkoi 14 vjeç i ndryshuan pozicionin, pasi në duelin kundër Suedisë, Gjermania kishte shumë mungesa në mbrojtje. Boateng rrëfen gjithashtu se ndihej nervoz kur debutoi me kombëtaren A. Për sa i përket lojës së fortë, Boateng shton se eksperienca e ka bërë më të matur në fushë duke evituar kartonët e kuq.