e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja kush është lojtari i vitit sipas Jup Hajnkesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja kush është lojtari i vitit sipas Jup Hajnkesit

Për ish-trajnerin legjendar të Bajernit, Jup Hajnkes, lojtari i vitit në Gjermani në fund të sezonit duhet të shpallet Tomas Myler. 70- vjeçari gjerman vlerëson në maksimum aftësitë sportive, rëndësinë dhe karakterin e ish-sulmuesit të tij.Hejnkes

"Për mua ai do ta meritonte çmimin 'lojtari i vitit' në Gjermani si sportist dhe tip të veçantë", nënvizon Jup Hajnkes gjatë një interviste për revistën sportive "Kicker". Më pas, ish-trajneri analizon tipin e tij edhe nga ana taktike.

"Tomas është një sulmues i pazakontë, krejt ndryshe nga Levandovski apo Benzema. Ai nuk lëviz vetëm në zonën e rreptësisë, por falë tempit dhe vrapit me intensitet të lartë për mua është sulmues i dytë ideal", tha Hajnkes, i cili së bashku me Mylerin fitoi tripletën në sezonin 2012-2013.

Kujtojmë që sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 7 asiste në Bundesligë, ndërsa në Champions ka shënuar 6 herë dhe ofroi 2 asiste goli. "Magjia" e Tomas Mylerit ka arritur kulmin, aq sa ka barazuar kuotën e golave të "Bomberit të Kombit" Gerd Myler në Ligën e Kampioneve.

Ndaj Juventusit, ylli gjerman shënoi golin e tij të 34- t. Por, kaq gola ka shënuar edhe Gerd Myler në Kupën e Kampioneve. E përbashkëta tjetër mes tyre, përveç golave dhe mbiemrit, është se kanë shënuar me fanellën e Bajernit.