e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trajneri qan rastet e humbura në sulm

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri qan rastet e humbura në sulm

Luftëtari, edhe pse ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Sopotit me lojën që bëri, konfirmon edhe një herë defektet e lojës sulmuese. LuftetariKatër penallti të akorduara në dobi të Luftë- tarit në tre takimet e fundit janë tregues realë i dobësisë së lojës së Luftëtarit në repartin ofensiv.

Finalizimi i tyre ka bërë që Luftëtari të hipotekojë vetëm shtatë pikë. Shtatë pikë të koleksionuara në sajë të goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë mjaftojnë për të treguar se te

Luftëtari ka më shumë protagonistë për të gabuar në rastet e krijuara para portës sesa për të shënuar. Përkthyer ndryshe, te Luftëtari duket se ka një "garë të heshtur" mes futbollistëve për të gabuar para portës kundërshtare. Shqetësim legjitim, që vjen një ditë pas përballjes me Sopotin, nga Vasil Papa, si i pari i pankinës bluzi.

"Mbetem i kënaqur me fitoren e arritur, por jo me lojën e ekipit në sulm. Të prodhosh lojë nuk do të thotë se ke dhënë më të mirën, por kur shpërdoron pafundësisht, duhet menduar mirë për të gjetur arsyet e dështimit. Në analizën e radhës, ditën e martë, gjithçka do të shoshitet ku gjithsecili do të mbajë përgjegjësitë individuale.

Luftëtari është ndërtuar për të përmbushur deri në fund misionin Superiore, ndaj edhe në përballjen më të fundit të fazës së dytë me Apoloninë do të synojë të marrë më të mirën", tha Papa.

Luftëtari sot do të nisë përgatitjet antiApoloni me mision marrjen e rezultatit pozitiv. Në përballjen mbyllëse të fazës së dytë, Luftëtari udhëton drejt Fierit me "luksin" e dy pikëve, por me "hijen e zezë" të ndjekësit më të afërt me emrin Apoloni.

Përgatiti: Tomor Shehu