e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Besëlidhja shkatërron Adën, i bën presion kreut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besëlidhja shkatërron Adën, i bën presion kreut

Ada e Velipojës ka humbur 0-4 për ballë pretendentëve të Besëlidhjes. beselidhja erzeniSeria e golave hapet shumë shpejt.

Në minutën e 9-të portieri i Adës vendos gabim murin mbrojtës dhe pozicionohet jo saktë. Kosta Bajiç, përmes një goditje dënimi, realizon golin e parë. Goli i shpejtë bën që futbollistët e Adës të humbasin besimin që në fillim të lojës.

Në minutën e 27-të Dibra për lezhjanët ka mundësi të dyfishojë, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë. 8 minuta më pas Besëlidhja gabon në fazën mbrojtëse dhe topi shkon te Vecaj.

Shkodrani godet fuqishëm, por pret portieri mik. Në minutën e 38-të një top krosohet nga krahu i majtë i sulmit të Besëlidhjes, Bajiç zhytet me kokë dhe realizon golin e dytë për lezhjanët, por edhe të tijin personal.

Rexha zëvendëson Sykaj dhe pas 3 minutash në lojë tenton të shënojë teksa godet me kokë një top, por përfundon jashtë.

Pjesa e dytë nis me një goditje të fortë nga larg prej sulmuesit Lari, por topi i tij nuk gjen katërkëndëshin e Besëlidhjes. Në minutën e 62-të sërish shfaqet rrezikshëm Bajiç që këtë herë kërkon të surprizojë duke goditur me gjoks, por pret portieri Hila.

Puka, i rikthyer tek Ada dhe i futur në lojë në pjesën e dytë, tenton me kokë të ngushtojë rezultatin, por largojnë mbrojtësit miq. Gjorgjeviç në minutën e 70-të merr një asist nga Bajiç, por e bllokon portieri Hila. Nuk kalon shumë dhe 13 minuta nga fundi Gjorgjeviç gjen rrugën e rrjetës me një goditje potente. Ka kohë edhe për golin e katërt që realizohet nga Marashi në minutën e 81- të pas një aksioni perfekt të Besëlidhjes.

Hajdari ka dy mundësi njëra pas tjetrës, por nuk arrin të shënojë. Doda, përmes një goditje dënimi, kërkon golin e nderit, por gabon krejtësisht. Me këtë fitore, Ada vazhdon që të jetë e rrezikuar për mbijetesën, ndërsa Besëlidhja merr një fitore që i shërben për objektivin që është titulli kampion.

Ada-Besëlidhja 0-4
GOLAT: Bajiç 9´ 38´, Gjorgjeviç 79´, Marashi 83´
ADA: A. Hila, Kolaj, Hotaj, Doda, Ishmaku, Hoti, F. Hila (Mesi 25´), Markolaj (Rahova 71´), Vecaj, Pepaj, Lari (Puka 59´). Trajner: K. Krepi
BESËLIDHJA: Demi, Kastrati, Sykaj (Rexha 42´), Dibra, Baci, Sidibe, Hebaj, Hajdari, Gjorgjeviç (Vukmiroviç 85´), Hasan (Marashi 55´), Bajiç. Trajner: S. Nikaj
KARTONË TË VERDHË: Pepa 44´ / Gjorgjeviç 54´
GJYQTARË: E. Jorgji, A. Mahmuti, E. Velo

Përgatiti: SENAD NIKSHIQI