e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Totti-Zanettit: Te falenderoj per gjithcka qe ke bere per futbollin boteror

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Totti-Zanettit: Te falenderoj per gjithcka qe ke bere per futbollin boteror

Kapiteni legjendar i Interit do të largohet sot nga futbolli i luajtur pas 22 vitesh karrierë, në ndeshjen kundër Lazios. Shumë lojtarë dhe tranjerë kanë vlersuar lojtarin argjentinas për profesionalizmin në fushën e lojës dhe një ndër ta është edhe kapiteni i Romës, Francesco Totti. Në një postim në bologun e tij Totti shprehë konsiderata të larta për Zanetti duke e quajtuar atë emblem të klubit të tij. “Lojtarët si Zanetti nuk janë vetëm simbol apo emblemë që e përfaqësojnë një klub për shumë vite, por janë kampionë të vërtetë të cilët do të mbesin në histori të këtij sporti për sjelljen e tyre, profesionalizmin dhe lidhjen me fanellën e klubit përkatës”. “Pupi, të përqafoj shumë dhe të falënderoj për gjithçka që ke bërë për futbollin botëror. Je një legjendë për të gjithë ne”, është shprehur Totti.