e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

19 vite histori, Milano nderon Zanettin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
19 vite histori, Milano nderon Zanettin

“Do ti them lojtarëve që do të veshin bluzen e Interit në të ardhmen se ata duhet ta nderojnë atë dhe ta mbrojnë ashtu siç unë kam pasur privilegjin ta bëjë.” – Javier Zanetti

Pak kush mendonte në mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 1995, se djaloshi që po bënte debutimin e tij të parë me Interin dhe të parin për të me një skuadër europiane do ti kushtonte këtij klubi të gjithë jetën e tij futbollistike dhe jo vetëm. Javier Zanetti ka vendosur të largohet nga fusha e lojës në moshën 40 vjeçare pas 22 vitesh karrierë të suksesshme nga të cilat 19 vite me fanellën zikaltër. Fitorja 4-1 të shtunën në mbrëmje ndaj ekipit të Lazios shënoi edhe ditën kur kapiteni legjendar u largua tashmë nga roli i futbollistit për të marrë atë të Drejtorit Sportiv të klubit. Edhe pse Lazio kaloi që në minutën e dytë në avantazh kryeqytetasit nuk mundën të përballojnë presionin e vendasve të cilët përveç detyrimit që kishin ndaj kapitenit të tyre për të fituar ndeshjen, duhet edhe të siguronin pjesmarrjen e tyre në Europa League për sezonin tjetër. Pesë minuta më vonë Palacio barazoi rezultatin për tu dyfishuar në minutën e 34 nga argjentinasi Icardi. “Goli im i dedikohet Zanettit”, ka deklaruar sulmuesi në fundin e ndeshjes. Palacio në pjesën e parë dhe Hernanes në të dytën shënuan dy golat e fundit në portën e Etrit Berishës.

“Jam i lumtur për këtë ndeshje dhe për Zanettin. I kam thënë lojtarëve se duhej të fitonim për të. Ai është një shembull që duhet ndjekur. Shpesh herë i jam referuar atij kur kam folur me lojtarët rinj. Fitorja i dedikohet Zanettit”, ka deklaruar tranjeri i skuadrës Walter Mazzari.

“Që nga dita e tij e parë në klub ai ka nderuar fanellën dhe na ka bërë ne të ndihemi krenar që jemi interista.” Kështu është shprehur Presidenti i Nderit Massimo Moratti, i cili ishte përsoni që solli 19 vitë më parë në Milano Javier Zanettin. Zanetti ishte blerja e parë e Morattit kur ai mori postin e Presidentit të klubit. “Kam privilegjin dhe kënaqësinë të përshëndes kapitenin tonë të mrekullueshëm, i cili që nga dita e tij e parë ka nderuar fanellën dhe na ka bërë ne të ndihemi krenarë që jemi interista. Kemi fituar shumë me të, kemi fituar gjithçka, por mendoj se dikush me profesionalizmin dhe zemrën e tij i meriton të gjitha. Meriton dashurinë tonë dhe meriton të kujtohet përgjithmonë”, ka thënë Moratti.

“Jam përpjekur shumë të mbajë lotët, por kam qarë brenda meje. Është një natë e mrekullueshme dhe paharrueshme. Shumë imazhe kanë kaluar në mendjen time këtë mbrëmje. Falenderoj tifozët dhe familjen Moratti për karrierën që kam pasur dhe për dashurinë që ata më kanë dhënë mua. Mund të shikojë se çfarë atmosfere ka qënë përpara ndeshjes, e pabesueshme. Kam qënë gjithmonë krenar që kam mbrojtur këto ngjyra.”

“Do ti them lojtarëve që do të veshin bluzen e Interit në të ardhmen se ata duhet ta nderojnë atë dhe ta mbrojnë ashtu siç unë kam pasur privilegjin ta bëjë. Është e rëndësishme të kesh këtë sens përkatësie dhe të kuptosh se çfarë do të thotë të luash për Interin dhe të mbrosh këto ngjyra në të gjithë botën. Kjo është e gjitha se çfarë ata duhet të kuptojnë.” “Do të më mungojnë shumë gjëra: dhoma e zhveshjes, koha me Samuel dhe Milito, kampi i stërvitjes. Do ti mbajë këto me vete për pjesën tjetër të jetës”, është shprehur Zanetti për gazetarët.

Javier Zanetti ka zhvilluar 857 ndeshje me Interin dhe ka shënuar 12 gola.