e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Totti: Juventusi jo me i forte se Roma

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Totti: Juventusi jo me i forte se Roma

Francesco Totti ka uruar Juventusin për titullin e fituar në Serie A, por ka theksuar se Roma do të provojë në përballjen e tyre të radhës se në janë në të njëjtin nivel me kampionët. Verdhekuqtë befasuan me humbjen ndaj Catanias të dielën, që i dha mundësinë bardhezinjëve të fitonin skudeton për të tretën herë radhazi. Ndeshja tjetër e Romës është ajo kundër skuadrës së Antonio Contes në stadiumin Olimpico më 11 maj, dhe Totti insiston se ndeshja do të tregoje se ata janë pretendent serioz për titullin sezonin e ardhshëm.

“Ne e dimë se sezoni ka përfunduar, por kjo nuk është një ndeshje si të tjerat. Do të përballemi me vendosmëri për ti treguar Juventusit se nuk janë shumë më të fortë se ne. Nuk mund të them më shumë, veçse të komplimentojë Juventusin për fitoren e titullit.” Më pas kapiteni i Romës ka vlersuar edhe punën që ka bërë me skuadrën tranjeri Rudi Garcia. “ Garcia mbërriti tek Roma me mentalitetin e duhur dhe ka transformuar skuadrën. Meritat për këtë sezon fantastik i takojnë vetëm atij”, është shprehur Totti.