e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kush e fiton kampionatin spanjoll?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kush e fiton kampionatin spanjoll?

Kampionat i çmendur e quan gazeta sportive spanjolle “Marca”. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatin, Atletiko Madrid, Barcelona dhe Real Madrid janë ende në garë. Kjo javë ishte zhgënjyese për këto tre ekipe pasi asnjëra nuk arriti të fitonte.

Sa i takon dy javëve të mbetura vetëm Atletiko e ka vetë në dorë fatin e saj. Për të fituar titullin numër 10 në histori, atyre u nevojit një fitore dhe një barazim.

Edhe Barcelona mund ta kishte në dorë fatin e saj nëse Ronaldo nuk do të kishte barazuar në minutat shtesë në përballjen Real Mardid – Valencia.

Ky rezultat e lë Realin dy pikë pas Barcelonës por me një ndeshje më pak. Nëse galaktikat fitojnë ndaj Real Valladolid të mërkurën, ata do të kalojnë në vendin e dytë.

Çfarë do të ndodhë?

Për Atletikon nevojiten katër pikë, në dy ndeshjet e mbetura që do t’i luajë ndaj Malagës dhe Barcelonës.

Reali do të shpallet kampion nëse fiton tri ndeshjet e mbetura dhe në rast se Atletiko Madrid humbet tri pikë. Pas Valladolidit, ekipi i Ançelotit do të luajë ndaj Celta Vigos dhe Esanjolit.

Për Bacelonën Reali duhet të mos fitojë një prej tri ndeshjeve të fundit dhe nëse vetë katalanasit arrijë t’i fitojnë të dy ndeshjet e tyre.

Sipas parashikimeve ka shumë mundësi që fatin e kampionatit ta vendosë ndeshja e fundit Atletiko-Barcelona. Dhe që tani kanë nisur diskutimet nëse, katanalasit do të tolerojnë Atletikon vetëm që Realit të mos shpallet kampion.