Pejic presion Takajt: Me likujdoni ose iki
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kroati Pero Pejiç krejt ndryshe nga gjithë lojtarët e tjerë të Skënderbeut mësohet ti ketë vendosur kushte presidentit Takaj për të qenë edhe një kampionat tjetër pjesë e skudrës korçare. Më konkretisht kroati me 18 gola deri tani për kampionët ka kërkuar të likujdohet nga të gjitha detyrimet financiare dhe më pas të firmos edhe për një kampionat tjetër. Deri tani nuk është thënë asgjë për kërkesën e sulmuesit ndoshta dhe për atë se kërkesa e Pejiç nuk është në kohën e duhur.
E thënë ndryshe thanë burime zyrtare, marrja e 30 % të titullit kampion për të gjithë skuadrën nuk bëhet në këto momente kur kampionati akoma nuk është mbyllur. Pejiç, por dhe lojtarët e tjerë do të marrin 30 % e shumës së kontratës së tyre në kohën e duhur ashtu siç e kanë marrë edhe për titullin e kampionatit të kaluar. Ndaj, dhe për këtë gjithnjë sipas zyrtarit të klubit korçarë, Pejiç por dhe gjithë të tjerët nuk kanë përse shqetësohen për këtë, shumë më tepër kur Skënderbeu krejt ndryshe nga gjitha skuadrat e tjera ka qenë tepër korrekt me lojtarët. Në fakt, mbajtja e 30% të shumës financiare nga ana e Takaj nuk është pritur mirë nga të gjithë lojtarët e huaj, shumë e cila mësohet të jetë mbajtur për të gjithë këta futbollistë vetëm këtë sezon.
Shumë e cila të gjithë lojtarëve të tjerë deri në sigurimin e titullit është mbajtur nga Takaj që në fillim të sezonin. Në janarin e këtij viti kur lojtarët e tjerë kanë mësuar se për të huajt nuk ka pasur të njëjtën praktikë punë edhe nuk janë ndjerë mirë. Madje, ka pasur nga ata që atë barazim me Besën në fazën e dytë e kanë lidhur me këtë problem, gjë e cila është kundërshtuar nga Takaj. Gjithsesi, cilat do të jenë arsyet, një gjë dihet tashmë, Pejiç bën presion tek “bossi” duke kërkuar kështu 30 %, ndryshe nuk përjashtohet të jetë në planet e një skuadre tjetër. Takaj është nga ata që nuk nxitohet, për shumë arsye. Mbi të gjitha e dinë mirë se edhe vet lojtarët janë në gjendje të kuptojnë se tek Skënderbeu marrin për gjithçka kanë firmosur. Përfshi këtu edhe kroatin me 18 gola për Skënderbeun.
Sabjen Lilaj kalon te Omonia
Kalimi i futbollistit Sabjen Lilaj tek Omonia Nikosia kalohet në heshtje në klubin Skënderbeu. Kjo edhe për atë se për të njëjtën kalim është folur edhe një sezon më parë. Ndaj, dhe për këtë në zyrat e skuadrës kampione nuk e marrin seriozisht largimin e mesfushorit për sa kohë nuk ka një kërkesë zyrtare tek Skënderbeu. Edhe në kushte kur lojtari në fundin e këtij kampionati mbyll letrat me korçarët. I pyetur për një kalim të Lilaj tek Omonia, presidenti Ardjan Takaj nuk ka thënë më tepër se asnjë nga lojtarët nuk largohet nga ekipi më e pakta edhe për një sezon tjetër. I pyetur për këtë kalim Lilaj ka prerë shkurt kur tha se nuk ka asnjë lajm për kalimin tim tek ky ekip, por nga ana tjetër mesfushori ka pranuar se menaxheri i tij ka pasur bisedime me klubin qipriot.
Vetë kaq mund të them ka prerë shkurt mesfushori i Skënderbeut. Duhet thënë se edhe një sezon më parë Lilaj ka qenë nga lojtarët e fundit që ka mbyllur “letrat” me Takaj, gjë e cila për “bosin” do të ndodhë edhe këtë vit. Ne nuk mbajmë në skuadër asnjë lojtar pa dëshirën e tyre tha Takaj, por më duhet tu kujtoj të gjithëve se në rrethana kur grupi do të mbyllet para ndeshjeve europiane sigurisht që nuk kemi kohë për të pritur lojtarët. Të gjithë e dinë se kanë një datë për të kthyer një përgjigje, gjë të cilën e kanë mësuar edhe nga trajneri.
Jam sqaruar me Telushin, Besa s’na tremb
Ndriçim Shtubina e konsideron të mbyllur zënkën me kapitenin Franc Veliu dhe me mesfushorin e Flamurtarit, Bruno Telushi. Për të, nuk ka më kohë për të menduar të tilla gjëra sepse më e rëndësishmja është që Vllaznia ta mbyllë sa më mirë këtë kampionat dhe të shkojë për fitore në Kavajë. Ai ka rikthyer edhe një herë në vëmendje kohën që ka kaluar në Vlorë dhe ka thënë se i ka të gjithë shokë. “Unë i kam të gjithë shokë te Flamurtari. Problemi filloi me Telushin sepse ai goditi me gur tifozët tanë dhe unë jam afruar menjëherë për t’i thënë se nuk duhet ta bëjë atë veprim.
Veliu erdhi dhe më goditi me shkelm. Megjithatë këto janë gjëra që ndodhin gjatë lojës dhe unë e pranoj faljen e tij sepse e ka kuptuar që ai veprim ka qenë i gabuar. Kam folur me Telushin dhe jemi sqaruar shumë mirë për gjithçka. Jemi shok shumë të mirë tani”, tha Shtubina. Ai vlerësoi maksimalisht ndeshjen me Besën duke thënë se është shumë e fortë, por edhe e vështirë. Megjithatë ai ka thënë se do të shkojnë për ta luajtur pa frikë. “Do të shkojmë në Kavajë me gjithë Shkodrën me vete. Është i gjithë qyteti në mbështetjen tonë dhe kjo ndeshje është për të gjithë. Ne sigurisht që duhet të bëjmë gjithçka për ta nderuar Shkodrën dhe për ta fituar këtë ndeshje. Unë nuk kam aspak frikë dhe do të bëj maksimumin për të nderuar fanellën që mbaj veshur”, ka thënë numri dhjetë i skuadrës kuqeblu.