Milanit i mjafton nje gol per fitoren ne derbi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nigel de Jong ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për Milanin në derbin kundër rivalëve historik të Interit. Në një ditë kur Juventus siguroi titullin kampion, skuadrat e Milanos treguan se përse ato nuk kanë qënë në gjëndje të luftojnë për një vend në Champions League, duke ulur cilësinë dhe garën në Serie A. Në të vërtetë, më shumë se rëndësia historike e këtij derbi, asaj që iu kushtu më shumë vëmëndje ishte mundësia për kualifikimin e Milanit në Europa League. Edhe pse kompeticioni i dytë europian nuk i shkon për shtat një ekipi si Milan, për djemtë e Clarence Seedorf kjo do të ishte mënyra e duhur për të mbyllur këtë sezon të dështuar. Milani me fitoren e arritur të dielën në mbrëmje ndodhet vetëm një pikë larg vendit të gjashtë, që e kualifikonë atë në Europa League.
De Jong ishte heroi i mbrëmjes duke shënuar më kokë në portën e Handanovic, pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Mario Balotelli. Inter u mundua të avanconte në lojë dhe të gjente golin e barazimit, por Milani e përballoi shumë mirë presionin duke siguruar fitoren e dytë ne shtatë derbit e fundit. Pavarsisht përpjekjeve të Icardit dhe Palacio, Interi nuk arriti të dilte nga fusha e lojës të paktën më një pikë. Hidhërimi në këtë ndeshje për tifozët zikalter do të shtohej edhe më shumë, kur tranjeri Mazzari nuk i dha mundësinë kapitenit Javier Zanetti të luante për pak minuta në derbin e tij të fundit.