e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

S'ka oferta per Diego Costan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
S'ka oferta per Diego Costan

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka theksuar se nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin e tij në top-formë, Diego Costa. Ende asnjë skuadër nuk ka dërguar ofertë zyrtare te Atletico Madridit për sulmuesin e natyralizuar spanjoll, Diego Costa. Për një gjë të tillë njoftoi kreu i klubit madrilien, Enrique Cerezo, në një prononcim për mediet spanjolle, shkruan “Express”.

“Diego Costa nënshkroi me ne kur ishte 18-vjeç, gati një fëmijë dhe askush nuk e dinte se çfarë do të bëhej sot. Chelsea? Ne nuk duam ta destabilizojmë skuadrën dhe për këtë do të flasim më vonë”, - u shpreh Cerezo.

“Unë vetëm mund të them se nuk ka ende asgjë zyrtare nga ndonjë klub për ndonjërin nga lojtarët tanë”, shtoi tutje presidenti i skuadrës spanjolle. Ndryshe, Costa po kërkohet me ngulm nga trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, duke qenë një shtyllat e planeve të portugezit për stinorin e ri.