e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Toti te Reali? Kapiteni i Romës kapet duke blerë shtëpi në Madrid

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Toti te Reali? Kapiteni i Romës kapet duke blerë shtëpi në Madrid

Françesko Toti kërkon shtëpi në Madrid. Lajmi është publikuar fillimisht nga mediat britanike, të cilat thonë se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një biznes të familjes së tij, apo për një tranferim të mundshëm të lojtarit në Spanjë.

150605235-41151e26-5f32-4f77-8ee1-911469f96b18Pas problemeve te Roma për rinovimin e kontratës, në mediat ndërkombëtare u përhapën zëra për kontakte të mundshme me Realin e Madridit.

"Toti ka shikuar disa shtëpi në zonën më të njohur të qytetit, por për momentin nuk ka vendosur ende",-shkruan "Daily Mail".

Ndërsa mediat italiane thonë se bëhet fjalë për blerjen e një vile të denjë për "kapitenin" dhe jo për ndonjë apartamente të zakonshëm.