e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rashica kërkohet nga 6 ekipe të Serisë A dhe Premier Ligës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rashica kërkohet nga 6 ekipe të Serisë A dhe Premier Ligës

Talenti kuqezi Milot Rashica vijon të jetë në fokus të disa prej skuadrave më të mira të Serisë A dhe Premier Ligës angleze.

rashica1Mediat italiane shkruajnë se mesfushori i Viteses ka mbështetjen e trajnerit të Kombëtares, i cili po lobon për t'i gjetur një skuadër të denjë.

"Në Holandë e kanë kuptuar të gjithë klasin e tij, sidomos Ajaks e PSV në mënyrë të veçantë. Në Itali, Napoli po e vëzhgon, ashtu si klube të ndryshme në Premier Ligë si Southampton, Everton, Tottenham etj",-shkruan portali i njohur sportiv "calciomercato".

17-vjeçari është thirrur së fundmi nga trajneri De Biazi në miqësorën që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Luksemburgut. Rashica ka shënuar 7 gola në 25 ndeshje, duke dhënë edhe 5 asist.