e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajerni i falet Levandovskit, Mavraj i pafat me Këlnin (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i falet Levandovskit, Mavraj i pafat me Këlnin (VIDEO)

Bajerni i Mynihut thellon diferecën me 8 pikë ndaj ndjekësit më të afërt në Bundesligë, Dortmundit.

Fitorja me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Këlnit, i çon bavarezët në kuotën e 69 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Burusia e Dortmundit pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Augsburg-ut mbrëmjen e së dielës.

325CD0A800000578-0-image-a-1_1458402901390Goli i vetëm për Bajernin u shënua nga Levandovski në minutën e 10 të pjesës së parë.

Në këtë takim u aktivizua si titullar me Këlnin edhe mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj. Ky i fundit duket se ka rigjetur besimin e trajnerit Peter Stoger, duke u aktivizua në një prej sfidave më të rëndësishme të kampionatit.

Fitorja e Bajernit vjen pas kualifikimit në Champions League ndaj Juventusit (4-2).