e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Torres fiton 'Kepucen e Arte' ne 'Euro 2012'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Torres fiton 'Kepucen e Arte' ne 'Euro 2012'
Sulmuesi i Celsit, Fernando Torres , me golin ndaj Italisë në finale ka fituar “Këpucën e Artë” të “Euro 2012”. Pavarësisht se tre gola kishte shënuar edhe sulmuesi Mario Gomez, spanjolli merr çmimin sepse ka luajtur më pak minuta se homologu i tij gjerman.

Edhe pse janë edhe pesë lojtarë të tjerë (Mario Gomez, Alan Dzagoev, Mario Mandzukic, Mario Balotelli dhe Cristiano Ronaldo) që kanë shënuar nga tre gola, Torres ka më pak minuta të luajtur se të gjithë emrat e lartpërmendur dhe rregulloret e UEFA-s thonë se Torres është fitues i “Këpucës së Artë”.

EURO 2012, GOLASHENUESIT