e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spanja hyn n� histori, italian�t mbyten n� lot

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanja hyn n� histori, italian�t mbyten n� lot
Del Boske kishte vendosur të rikthente Çesk Fabregas në vijën e parë të sulmit, duke lënë në stol Fernando Torres apo edhe Alvaro Negredon, që zhgënjeu në gjysmëfinalen ndaj Portugalisë. Nga ana tjetër, Xhorxhi Kielini kishte fituar balotazhin e tij me Balzaretin, ndërsa Prandeli kishte vendosur t’i besonte milanistit Abate krahun e djathtë, atë që duhej të përballte inkursionet e Injestas dhe Zhordi Albas.

Ndeshja nis sikundër pritej. Janë kampionët e botës dhe të Europës ata që morën kontrollin e topit, ndërsa Italia po qëndronte gjithnjë në pritje në mesfushën e saj, duke e patur të vështirë që të fitonte kontrollin e sferës. Sinjalin e parë do ta japë Ksavi Hernandez. Mesfushori i Barcelonës kombinon shkëlqyeshëm me Fabregas dhe do të godasë rreptë në hyrje të zonës, por fatmirësisht për Bufon, topi do ta kalojë sipër traversës. Megjithatë Spanja është zot në fushë dhe e kontrollon atë në çdo sector dhe falë këtin presioni të pabesueshëm të minutave të para, do të vijë edhe goli. Një aksion i treshes katalanase, Kasvi, Injesta dhe Fabregas, do ta nxjerrë David Silvën të lirë në zonë dhe lojtari i Mançester Sitit do të godasë saktë me kokë drejt kuadratit të Bufon pas harkimit të Çesk. 1-0 dhe Italia e sheh veten shumë shpejt në disavantazh, ndonëse skuadra e Prandelit do të përpiqet që të reagojë, por pa mundur që të rrezikojë seriozisht portën e Kasijas.

Por në minutën e 21-të Prandelit do t’i duhet të bëjë pa Kielnin, që dëmtohet dhe i lë vendin e tij Balzaretit. Italia do të fitojë terren dhe do të mësyjë drejt kuadratit të Kasijas, por regjistrohet vetëm një rast i rrezikshëm nga De Rosi, që grushtohet nga gardiani i Real Madridit. Por loja shkon ashtu siç e kishte parashikuar Spanja. Italia shtyhet përpara duke lënë hapësira të konsiderueshme në prapavijë dhe prej këtej do të vijë edhe goli i dytë. Është Zhordi Alba, që pasi kombinon shkëlqyeshëm me Ksavin, do ta shohë veten në galop drejt portës së Xhixhi Bufon dhe do ta mposhtë për herë të dytë gardianin e kaltër që sheh me dëshpërim topin në rrjetë. Italia është pafuqishme t’i kundërvihet lojës së Spanjës. Iberikët janë vërtet shumë më lart sesa kundërshtarët e tyre nga Apeninet. Skuadrat shkojnë në pushim me avantazhin e dyfishtë të Spanjës, ndërsa Prandelit do t’i nevojitet edhe një mrekulli për t’u kthyer në shina dhe tenton ta bëjë diçka të tillë duke zëvendësuar Kasanon me Di Natalen. Pjesa e dytë nis e shpejtë. Nga një rast për çdo skuadër do të ketë me Di Natalen që do ta dërgojë pak sipër traversës pas goditjes me kokë, ndërsa Spanja me një goditje të Ksavit mund të kishte mposshtur Bufon, ndërsa më pas një aksion i shkëlqyer i Fabregas do të ndërpritet vetëm nga Abate. Por do të ketë protesta edhe për një penallti. Serxho Ramos do të godasë me kokë dhe topi do të gjejë dorën e Bonuçit.

Duket penallti, por Proença, mbase i ndikuar edhe nga rezultati 2-0, lë lojën të vijojë. Di Natale do të ketë një rast të artë në minutën e 51-të, por pritja e Kasijasit ishte vendimtare. Italia kërkon të gjallërohet në sulm, porn ë mbrojtje çalon shumë dhe Spanja është e frikshme. Prandeli kërkon të forcojë muskujt në mesfushë dhe hedh Tiago Motan në vend të Montolivos. Por duket se as Fryma e Shenjtë nuk ka çfarë t’i bëjë kësaj Italie, që përveç disnivelit teknik, duket më shumë se kurrë në mëshirë të fatit. Spanja tashmë ka edhe superioritetin numerik në fushë, përveçse atij në tabelën e rezultatit. “Furia Roja” e kontrollin topin pa shumë probleme dhe e detyron Italinë që të ndjekë. Të kaltërit nuk kanë më mundësi që të presojnë dhe e dorëzojnë topin shumë shpejt kur e fitojnë. Minutat kalojnë. Italia është e pafuqishme të reagojë, ndërsa Spanja ende nuk po e “vdes” sfidën me golin e tretë edhe pse tifozët e shumtë iberikë brohorasin në shkallët e ndërkombëtarit të Kievit, “Campeones, campeones”.

Por është Torres ai që do të shënojë golin tretë. Italia nuk arrin të dalë as nga mesfusha e saj, kur Ksavi rikuperon një top dhe jep një asist në drejtim të sulmuesit të Çelsit, që ndëshkon për herë të tretë Bufonin e pafaj. 3-0 dhe të gjithë presin vetëm vërshëllimën e fundit të Proençës, por kjo nuk do të vijë më parë sesa Spanja të shënojë golin e katërt me Matën, që sapo ka zëvendësuar Injestën. Ksavi do të ndajë edhe njëherë më dysh mbrojtjen e Italisë me një pasim të artë, ku Torres nuk do të godasë vetë, por do të pasojë për Huan Matën, që me portën bosh siglon pokerin e Spanjës në finalen e madhe të Kievit, që do t’i bëjë ata fitues të tripletës së fashme.