7 spanjolle ne tri finalet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kasijas, Ramos, Ksavi, Alonso, Iniesta, Fabregas dhe Torres fiksojnë pjesëmarrjen në tri finale. 34 lojtarë kanë marrë pjesë në sekuencat historike të suksesve të Spanjës në katër vitet e fundit (Euro-Kupë Bote-Euro), 11 prej tyre janë thirrur në tria kampionatet dhe vetëm shtatë kanë luajtur të tria finalet. Kasijas, Ramos, Ksavi, Xabi Alonso, Iniesta, Fabregas dhe Torres janë lojtarët që kanë luajtur minuta në finalet e Vjenës, Johanesburgut dhe Kievit. Këto shtatë lojtarë kanë luajtur në të tria finalet dhe kanë fituar në të tria kampionatet kryesore.