e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spanja, 92 vite pa fitore me Italine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanja, 92 vite pa fitore me Italine
Kampionia e rikonfirmuar e Europës, Spanja, kishte një sfidë të vështirë në planin psikologjik me Italinë, sepse në kompeticionet evropiane nuk arrinte që të fitonte prej 92 vitesh. Ndërkohë që në takimet miqësore, iberikët kishin një fitore më shumë. Kur bëhej fjalë për kompeticionet e vërteta, “axurrët” ishin makthi i “furisë së kuqe”. Duke analizuar statistikat e përballjeve të dy ekipeve në takimet zyrtare, me Spanjën ishte humbur vetëm një herë përgjatë 100 viteve histori. Kjo ndodhte në vitin 1920, kur zhvilloheshin Lojërat Olimpike për të fituar medaljen e argjendtë, ndërsa pak ditë më parë, medalja e arit u fitua nga Belgjika.

Në atë sfidë, “furia e kuqe” triumfoi me rezultatin 2-0 me një dygolësh të realizuar nga Sesumaga. Gjithsej ishin 29 përballje mes dy skuadrave (pa finale e Kievit), nga të cilat 19 ishin miqësore. Katër sfida ishin luajtur në Evropian dhe tri në Botëror. Më pas ishin 4 takime të zhvilluara në Olimpiada. Në turnetë evropianë, italianët kishin fituar një ndeshje, kishin marrë tri barazime (i fundit më 13 qershor), ndërsa në Botëror kishin fituar 2 herë dhe një herë kishin barazuar. Në Lojërat Olimpike (përveç humbjes në 1920) kanë dy fitore dhe një barazim. Në miqësore, Italia ka 5 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje.