Tomori argëtohet, Skrapari reziston vetëm 4 minuta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tomori vazhdon të ngelet i pathyeshëm në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Skraparin në një ndeshje të mbushur me plot raste për vendësit.
Beratasit regjistrojnë fitoren e dytë radhazi në këtë fazë të dytë dhe vazhdojnë të ndjekin Naftëtarin. Një sfidë ku të besuarit e Sinellës nuk e kanë diskutuar asnjëherë fitoren. Nga ana tjetër, Skrapari mbetet sërish në vendin e fundit.
Ndeshja
Loja nis në mënyrën më të mirë për vendësit. Një kundërsulm i shpejtë me Dervishin që i shpëton mbrojtjes dhe përballë portierit Spahiu nuk e ka të vështirë të realizojë duke e kaluar Tomorin në avantazh. Në të 23-ën, Sharavolli shpërthen në krah duke u futur me zgjuarsi në zonën e portierit Spahiu, shërben një për sulmuesin Kanapari, por ky i fundit nuk e shtyn dot drejt rrjetës.
Në të 44-ën vjen edhe rasti i fundit për këtë pjesë. Sharavolli shërben për mbrojtësin Bitri, por që nuk finalizon. Pjesa e dytë nis me një 11-metërsh për Tomorin të fituar nga mesfushori Sharavolli.
Ekzekutimin e merr përsipër Kanapari që tregohet i saktë dhe shënon. Goli i tretë për Tomorin vjen nga mesfushori Fatjon Topi, i cili pas një rrëmuje në zonë, godet saktë dhe realizon. Në të 79-ën, miqtë do të realizonin edhe golin e nderit me anë të Karamanit.
Trajnerët
Pas ndeshjes, trajneri i Tomorit, Bledar Sinella, u shpreh:
"Vazhdojmë të fitojmë, edhe pse nga ana e skuadrës pashë një nënvlerësim në fushën e lojës. Nuk më kënaqin vetëm tre gola. Nëse do të ishim përqendruar, rastet i kishim dhe mund të shënonim më shumë. Gjithsesi, ky 3-pikësh më gëzon dhe na shton optimizmin për të vazhduar drejt objektivit", tha Sinella.
Ndërsa, tekniku i miqve, Albert Spahiu, u shpreh: "Ishte një lojë e bukur, edhe pse e dinim që nuk do të fitonim. Tomori ka një skuadër shumë të mirë, ndaj dua ta përgëzoj për lojën e zhvilluar".
Tomori-Skrapari 3-1
GOLAT: Dervishi 4´, Kanapari 48´(p), Topi 66'/ Karamani 79´
TOMORI: Kaloshi, Çaço, Bitri, Sula, Berberi, Sharavolli (Daullexhiu 83´), Topi, Dragoti (Hoxha 70´), Mirani (Frataraku 61´), Dervishi, Kanapari. Trajner: B.Sinella
SKRAPARI: Spahiu, Dosti, Tujani, Guri, Zhezha (Kërdhicka 61´), Arëza (Kaloçi 46´), Lila, Rustaj, Elezi (Veisllari 41´), Karamani, Jaho. Trajner: A.Spahiu
KARTONË TË VERDHË: Hoxha 79'/ Tujani 43´, Lila 62´
GJYQTARË: A.Stefi, E.Pulaj, M.Hukmali (Vlorë)
VËZHGUES: Q.Koçi (Durrës)
DELEGAT: A.Buneci (Tiranë)
Reflektim pas dhunës, asnjë karton në Kuçovë
Naftëtari vazhdon të fitojë dhe të kryesojë. Kuçovarët kanë vuajtur disi në sfidën e djeshme ndaj Naftëtarit, por në fund ia kanë dalë të sigurojnë 3-pikëshin falë golit të Zylyftarit. Duket se pas dhunës ekstreme javën e kaluar ku një prej ekipeve të dënuara ishte edhe Memaliaj, lojtarët kanë reflektuar dhe, si rrallëherë ndoshta në Kategorinë e Dytë, nuk është dhënë asnjë karton. Epërsia e vendësve në pjesën e parë është e madhe duke krijuar shumë raste. Por, vetëm në shtesë zhbllokohet rezultati. Kuçovarët e ruajnë avantazhin deri në fund. Arben Çepani
NAFTËTARI-MEMALIAJ 1-0
GOLI: Zylyftari 45+1´
NAFTËTARI: Kora, S.Gega, A.Gega, E.Kajo, Shaba (Latifi 56´), Mehmeti, Alushi (Kopaçi 40´), Koroveshi, Gucaj, Xh.Kajo (Marini 86´), Zylyftari. Trajner: F.Bacaj
MEMALIAJ: Mustafaj, Sako, Çaushi, Hoxha, Hima, Bilaj, Kuca (Lala 88´), Hysesani (Bega 87´), Jaupi, Shehu, Hyka. Trajner: A.Zhupa
GJYQTARË: M.Durmishi, G.Çela, E.Aliaj (Poliçan)
VËZHGUES: A.Nase (Tiranë)
DELEGAT: Xh.Sefa (Lushnjë)
Surprizon Domosdova, Tepelena thyhet në shtëpi
Tepelena nuk e ka shijuar më shumë se dy ditë 3-pikëshin që mori në tavolinë për ndeshjen me Memaliajn. Skuadra e Ilir Selimit është mundur dje në fushën e vet nga Domosdova me rezultatin 2-1. Një takim i luftuar nga të dy ekipet, ku miqtë shënojnë golin e parë në të 38-ën me anë të Beqos. Në fraksionin e dytë, Rira dyfishon rezultatin, ndërsa Sulaj shënon golin e vetëm për Tepelenën. Një takim që ka prodhuar edhe dy gola të anuluar dhe dy shtylla, nga një për çdo ekip. Domosdova e ka ruajtur avantazhin deri në fund duke surprizuar Tepelenën. Roland Suli
TEPELENA-DOMOSDOVA 1-2
GOLAT: Sulaj 81´(p)/ Beqo 38´, Rira 58´
TEPELENA: Sundaj, Sakas (Kazma 62´), Brahimi (Hyseni 47´, Shehu 70´), Bucaj, Sulaj, David, Luis, Skënderaj, Canaj, Aliaj, Rustemi. Trajner: I.Selimi
DOMOSDOVA: Çelaj, Facja, Duka, Rira, K.Lleshi, Toçka, Liçkollari, Karaj, Bego (Vreto 60´), Beqo (Kushta 90+1´), A.Lleshi (Halilaj 43´). Trajner: E.Karriqi
KARTONË TË VERDHË: Karaj 14´, Bucaj 57´, Facja 67´, Rira 88´
GJYQTARË: E.Hazizi, E.Hasanaj, A.Buzi (Fier)
VËZHGUES: I.Ziraj (Kuçovë)
DELEGAT: K.Zaro (Sarandë)
Bilishti mbetet në garë, përmbys Himarën dhe... erën
Pavarësisht erës së fortë dhe kushteve të vështira të motit, takimi i djeshëm ka qenë shumë i fortë dhe i bukur. Që në minutën e 1-rë janë miqtë që kalojnë në avantazh pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi në hyrje të zonës nga Shehu. Vendësit ushtrojnë presion, por pa rezultat. Megjithatë, në të 50-ën, vendësit barazojnë pas autogolit të Shenajt. Duhet të vinte minuta e 75-të, kur Pino finalizon saktë aksionin e bilishtarëve duke u dhënë avantazhin. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Thanas Çeva
BILISHT SPORT-HIMARA 2-1
GOLAT: Shenaj 50´(a), Pino 75'/ Shehu 1´
BILISHT SPORTI: Xhelollari, Kote, Pojani, Xhoga, Macolli, Ahmetlli, Hysolli (Tako 85´), Pino, Ngjela, Osmani, Zeqollari (Demiri 46´). Trajner: T.Meraku
HIMARA: Sadikllari, Hyso, Dervishi, Shehu, Muçollari (Bacaj 83´), Shenaj, Plaka, Bako, Prifti, Shehaj, Alikaj. Trajner: Sh.Imeraj
KARTONË TË VERDHË: Shenaj, Ahmetlli
KARTON I KUQ: Shehu 80´(2v)
GJYQTARË: L.Haxhiu, A.Zalla, D.Shkëmbi (Tiranë)
VËZHGUES: V.Angjo (Pogradec)
DELEGAT: J.Mane (Ersekë)
Orikumit i mjaftojnë 10 minuta, Përmeti në tapet
Orikumi ka mposhtur në shtëpinë e vet ekipin e Përmetit me rezultatin e pastër 2-0. Djemtë e drejtuar nga trajneri Albert Haxhiaj kanë zhvilluar një lojë të bukur, por kanë shpërdoruar shumë raste. Në pjesën e parë, rrjetat mbeten të paprekura, edhe pse bregdetarët do të kishin shumë raste për shënim. Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 10 minutave, Orikumi do të shënonte dy gola. Fillimisht është Azizaj në minutën e 47-të që i kalon të tijtë në avantazh. Më pas, në të 57-ën, Capoj dyfishon rezultatin. Takimi mbyllet 2-0 për Orikumin. Kastriot Brahimaj
ORIKUMI-PËRMETI 2-0
GOLAT: Azizaj 47´, Capoj 57´ ORIKUMI: Hasani, Hoxha, Gjondeda, Azizaj, Gjipali (Jazo 46´), L.Blushi, Berdo, Xhuveli, Capoj (A.Blushi 81´), Xhelili, Breshani (Kongjoni 68´). Trajner: A.Haxhiaj
PËRMETI: Xhako, Dori, Zaimi, Këndella, Mihali, Merko (Duro 62´), Shele, Zhamo (Qano 90+1´), Sadikaj, Mërkuri, Karalliu. Trajner: B.Hajredini
KARTONË TË VERDHË: L.Blushi, Xhuveli, Berdo/ Këndella, Qano
GJYQTARË: M.Shabani, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)
VËZHGUES: A.Kameraj
Delvina, tjetër goditje Gramozit
Delvinjotët nuk gabojnë në shtëpi, ku kanë mposhtur Gramozin 3-1 duke i dhënë një tjetër goditje pas penalizimeve të Komisionit të Disiplinës. Vendësit e gjejnë veten shumë shpejt në avantazh pas golit të realizuar nga "veterani" Hakarepi në minutën e 6- të. Me kalimin e minutave miqtë hidhen në sulm dhe barazojnë me Mazen në minutën e 17-të. Pjesa e dytë flet e gjitha për vendësit. Në minutat 65 dhe 79 është Myftari që siglon fitoren 3-1 të Delvinës që bën kthesën. Tomor Shehu
DELVINA-GRAMOZI 3-1
GOLAT: Hakarepi 6´, Myftari 65´, 79'/ Maze 17´
DELVINA: Çallari, Do.Mehmeti, Metaj, Imeri, Sopjani, Gjeçi, Hakarepi, Çuno, Muzhaj (Cama 55´), Myftari, Bilo (Dr.Mehmeti 55´). Trajner: Dr.Mehmeti
GRAMOZI: Metko, Faslliaj, Liço, Lumani, Mete, Mydini, Maze, Cacani, Gramo, Hodo (D.Liço 82´), Byreku. Trajner: S.Rustemi
KARTONË TË VERDHË: Do.Mehmeti, Çallari, Bilo, Gjeçi, Muzhaj
GJYQTARË: Q.Çopa, D.Kasa, G.Metani (Tiranë)
VËZHGUES: A.Muça (Vlorë)
DELEGAT: S.Sadikaj (Tiranë)
Grupi B
Java e 13-të
TEPELENA-DOMOSDOVA 1-2
TOMORI-SKRAPARI 3-1
ORIKUMI-PËRMETI 2-0
BILISHT SPORT-HIMARA 2-1
NAFTËTARI-MEMALIAJ 1-0
DELVINA-GRAMOZI 3-1
Renditja
SKUADRA N F B H GOL P
1.NAFTËTARI 13 11 0 2 30-8 33
2.TOMORI 13 10 0 3 30-7 30
3.BILISHT SPORT 12 8 0 4 22-18 24
4.ORIKUMI 13 7 1 5 22-14 22
5.TEPELENA 12 6 2 4 21-17 20
6.DOMOSDOVA 13 6 1 6 24-16 19
7.MEMALIAJ 12 6 1 5 18-15 19
8.DELVINA 13 5 3 5 21-18 18
9.PËRMETI 12 5 2 5 16-20 17
10.GRAMOZI 13 4 2 7 17-26 14
11.HIMARA 13 1 0 12 8-31 3
12.SKRAPARI 13 1 0 12 14-51 3
Java e 14-të (6 mars)
GRAMOZI-TEPELENA 15:00
DOMOSDOVA-NAFTËTARI 15:00
MEMALIAJ-BILISHT SPORT 15:00
HIMARA-ORIKUMI 15:00
PËRMETI-TOMORI 15:00
SKRAPARI-DELVINA 15:00