Ronaldo sqaron gafën për shokët e skuadrës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Nëse të gjithë do të ishin si unë, Reali tani do të ishte në vendin e parë". Pas kësaj fraze të lëshuar nga Ronaldo pas humbjes që Reali pësoi në derbin me Atletikon - e cila bëri bujë në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale, sulmuesi është detyruar të sqarojë deklaratën e tij.
Kristiano Ronaldo ka thënë këtë të hënë për gazetën spanjolle "AS" se deklaratat e tij janë keqinterpretuar. "Fjalët e mia janë keqkuptuar. Nuk po thoja që isha më i miri nadj të tjerëve, por iu referova pamjes fizike dhe dëmtimeve",-ka thënë Ronaldo.
Mediat e kanë komentuar këtë qëndrim si një 'marsh indietro' të sulmuesit të realit për të shuar polemikat e krijuara.
"Ka pasur dëmtime të mëdha si Pepe, Bale, Benzema, Marcelo dhe kjo na ka dëmtuar",-ka shtuar ai.