Shënkolli lë takim me historinë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shënkolli fiton "finalen" e parakohshme me Kevitanin dhe shkë- putet në krye të Grupit A. Dy ekipet kryesuese me pikë të barabarta deri dje, janë përballur në takimin e luajtur në Shënkoll, ku vendësit fituan 1-0 me gol të Ruben Danajt.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bruka shkëputet me tri pikë në vendin e parë duke iu afruar edhe më shumë ngjitjes në Kategorinë e Parë që do të ishte historike pas vetëm dy vitesh e gjysmë krijimi që ka ky klub.
Fusha ka qenë e dënuar, por tifozët vendës janë ngjitur në majë të çatisë së çerdhes dhe disa makinave të tonazhit të madh në afërsi të fushë sportive.Vendësit janë më të qartë tek aksionet e tyre dhe krijojnë raste me Ruben Danajn. Pjesa e dytë është edhe më e fortë se e para. Në të 52-ën, vendësi humbasin një rast të pastër me anë të Ruben Danajt. Në të 66- ën, Pjetrushi shërben për Danajn që shënon duke i dërguar vendësit në delir. Shënkolli e ruan avantazhin deri në fund. Ndërsa, trajneri i Shënkollit, Alban Bruka, tha: "Tashmë jemi me një këmbë në të Parën, pasi mundëm kundërshtarin direkt".
Shënkolli-Kevitan 1-0
GOLI: Rub.Danaj 66´
SHËNKOLLI: Rin.Danaj, Liçaj, Hidri, Mirdita, Dodaj (Tuci 65´), Çeka, Isaraj (Pjetrushi 54´), Nekaj (Ndreshaj 89´), Pjetri, Rub.Danaj, Kulli. Trajner: A.Bruka
KEVITAN: Malaj, Hajdari, Rapo, Tushaj, Islami (Asllani 80´), Pjetri, Farruku, Hyseni, Saliaj, Leventi (Kosova 49´), Gjeçi (I.Gjeçi 75´). Trajner: Y.Shehu
KARTONË TË VERDHË: Rub.Danaj 45´, Pjetrushi 83'/ Asllani 88´
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Sinanaj, U.Korra (Elbasan)
VËZHGUES: F.Haxhia (Tiranë)
Rikthehet Egnatia, Tirana B e pafuqishme
Pas humbjes së pësuar javën e shkuar me Kevitanin, ndeshjen e djeshme Egnatia e fitoi 2-0 me Tiranën B. Një 3-pikësh që i mban në garë për të zënë një prej dy vendeve të para. Goli i parë vjen në minutën e 31-të, kur sulmuesi Lapi gjuan bukur brenda zonës një top të marrë nga Karaj dhe kalon Egnatian në avantazh. Miqtë rrezikojnë në disa momente, por pa rezultat. Pjesa e dytë nis sërish me Egnatian që hidhet në sulm për të gjetur golin e dytë. Në minutën e 55-të, Vata shërben për Lapardhanë që godet në pozicion diagonal duke shënuar. Takimi u ndoq nga shumë tifozë. Aldo Buzi
EGNATIA-TIRANA B 2-0
GOLAT: Lapi 31´, Lapardhaja 55´
EGNATIA: Rexhepaj, Kullolli (Vargu 46´), Doçi, Barbosa, Bakiasi, Bejko (Xhafa 63´), Gjyla, Baholli, Karaj, Lapi (Vata 37´), Lapardhaja. Trajner: M.Deda
TIRANA B: Caka, Shpuza, Lala, Bego, Lamçe, Rada (Milla 46´), Maçi (Çangu 74´), Kurti, Arifi, Zajmi, Zaja (Lika 61´). Trajner: K.Alimehmeti
KARTON I VERDHË: Bejko 64´
GJYQTARË: E.Hoxha, E.Gjoka, E.Muça (Lezhë)
VËZHGUES: V.Pashaj (Rrëshen)
DELEGAT: F.Shkupi (Durrës)
Partizani B bën "manita", Luzi i dorëzuar
Partizani B ka shfryrë dufin e ndalesës së javës së kaluar dhe dje ka shkatërruar Luzin 5-1. Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 13-të, kur Jurgen Vatnikaj godet bukur duke parë edhe daljen e gabuar të portierit. Në të 21-ën është braziliani Gabriele Do Karno që dyfishon. Në të 37-ën, një 11-metërsh kthehet në gol nga Vatnikaj. Në fraksionin e dytë, skuadra e Partizanit nuk rresht së sulmuari dhe në të 60-ën shënohet goli i 4-t nga i riu Hasa dhe, më pas, vulos Jaupaj. Të kuqtë mbeten sërish në garë për një prej dy vendeve të para. Abdulla Dushku
PARTIZANI B-LUZI JUNAJTED 5-1
GOLAT: Vatnikaj 13´, 37´(p), Do Karno 21´, Hasa 60´, Jaupaj 74'/ Çullhaj 84´
PARTIZANI B: Xhika, Qaqi (Karameto 46´), Mema, Arbana, Vidoviç (Limani 74´), Hasa, Ramadani, F.Krasniqi, Vatnikaj, Bardhi, Do Karno (Jaupaj 60´). Trajner: M.Pelinxhi
LUZI JUNAJTED: Bushi, Meta, Dore, Boriçi, Rroçi (Mosha 49´), Patozi (Tafa 64´), Xeka (Dervishi 57´), Camar, Diop, Bangovra, Çullhaj. Trajner: L.Lushi
KARTONË TË VERDHË: Hasa 30´, Arbana 54´, Limani 84'/ Xeka 37´, Diop 43´
GJYQTARË: I.Ujka, E.Burgu, E.Hushi (Fushë Krujë)
VËZHGUES: Xh.Zajmi (Tiranë)
DELEGAT: K.Pagria (Kavajë)
Start "ëndrrash" për Albpetrolin, Veleçiku thyhet shpejt
Albpetroli ka arritur fitoren e dytë radhazi në dy ndeshje të fazës së dytë. Patosarakët e filluan mjaft mirë takimin dhe i dhanë lojës së tyre theks sulmues. Vendësit kaluan në avantazh në minutën e 38- të me anë të mbrojtësit Kapo, i ardhur në ndihmë të sulmit që shfrytëzoi mjaft bukur një pasim të Andonit. Ndërsa pritej reagimi i miqve, janë sërish vendësit që nuk heqin dorë dhe, pas një sulmi të shpejtë, arrijnë të shënojnë në minutën e 42-të me anë të sulmuesit të tyre Dhrami. Në pjesën e dytë, takimi është ndërprerë për rreth 10 minuta pasi ka munguar autoambulanca. Mario Gjika
ALBPETROLI-VELEÇIKU 2-0
GOLAT: Kapo 38´, Dhrami 42´
ALBPETROLI: Kapaj, Xh.Arapi, Mbyeti, Kapo, Derka, Idrizi, K.Arapi, Andoni (Përnezha 74´), Hatia, Prifti (Ismailaj 82´), Dhrami (Ferko 87´). Trajner: A.Kurti
VELEÇIKU: Gjergji, Osmani (Gashaj 82´), B.Çokaj, Peposhi, Guraj (Zyberi 76´), Kokaj, Pleshti, Banushi, Asketaj (Media 68´), D.Çokaj, Hasaj. Trajner: B.Duli
KARTONË TË VERDHË: Peposhi 58´, Banushi 65´
GJYQTARË: Xh.Rada, M.Sadiku, B.Qato (Durrës)
VËZHGUES: K.Peçi (Sarandë)
DELEGAT: K.Sakuta (Durrës)
Fitore e vuajtur për Gramshin, Sukthi nuk reziston
Gramshi vuan, por në fund siguron fitoren në ndeshjen e radhës ndaj Sukthit. Vendësit shënojnë dy gola në 15 minutat e fundit, por kaq mjafton për suksesin e radhës. Loja ka nisur e fortë dhe miqtë mbrohen mirë. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Me fillimin e së dytës, gramshakët shtojnë presionin dhe e zhbllokojnë rezultatin vetëm në minutën e 73-të. Është Dollani që shënon duke u dhënë avantazhin vendësve. 12 minuta më pas realizon edhe golin e dytë Biqiku duke vulosur rezultatin. Miqtë e kanë pasur të vështirë të rezistojnë deri në fund. Skerdilaid Murati
GRAMSHI-SUKTHI 2-0
GOLAT: Dollani 73´, Biqiku 85´
GRAMSHI: Koçi, Topalli, Duraku (Kaca 46´), Zogu, Biqiku, Ukaj, Zaimi, Dollani, Panganika, Marishta, L.Koçi. Trajner: Sh.Lleshanaku
SUKTHI: Haxhi, Zakova, Torra, Koleci, Gashi, Hodo, Tavani, Barçi, Taullau, Bula (Shkëmbi 68´), Maloku (Tepshi 85´). Trajner: D.Mehmeti
KARTONË TË VERDHË: Koçi 85'/ Hodo 35´
GJYQTARË: A.Kastrati, J.Podgorica, K.Shema (Shkodër)
VËZHGUES: I.Yshmeri
DELEGAT: L.Mata
Paqe me goleadë, Vora nuk di të fitojë
Vora dhe Internacionali zhvilluan një ndeshje të bukur mes tyre, me shumë gola, por pa fitues. Internacionali e fillon mjaft mirë takimin duke u shfaqur të rrezikshëm në sulm, ndërsa blutë e Vorës duket se e kishin marrë lehtë këtë sfidë dhe u ndëshkuan në minutën e 20-të nga Laçi. Në pjesën e dytë, vendësit u futën me një tjetër motivim dhe dëshirë. Bleta vetëm pak minuta pasi u fut në lojë i barazoi shifrat. Miqtë befasojnë sërish në të 74-ën me anë të Jonuzit. Në minutat në vijim Vora rrit presionin duke u hedhur e gjitha në sulm dhe Muzhaqi barazon pas një penalltie. Armando Subashi
VORA-INTERNACIONAL 2-2
GOLAT: Bleta 59´, Muzhaqi 85´(p)/ Laçi 20´, Jonuzi 74´
VORA: Topi, Mullaj, Bardhi (Gurra 46´), Elezi, Loci, Kasnica, Merdini, G.Fuçia, E.Fuçia, Metaj (Muzhaqi 65´), Brahimaj (Bleta 46´). Trajner: E.Topi
INTERNACIONAL: Mema, Mekolli (Sallaku 60´), Dini, Bregasi, Muça, Asllani, Orhani (D.Muça 70´), Haka, Laçi (Jonuzi 46´), Hasalla, Meta. Trajner: A.Bedini
KARTONË TË VERDHË: Haka 61´, Muça 76´, E.Muça 82´, Asllani 85´
GJYQTARË: G.Velçani, F.Mata, Xh.Mani
VËZHGUES: D.Bilali
DELEGAT: E.Hyka
GRUPI A
JAVA E 13-të
VORA-INTERNACIONAL 2-2
SHËNKOLLI-KEVITAN 1-0
EGNATIA-TIRANA B 2-0
GRAMSHI-SUKTHI 2-0
ALBPETROLI-VELEÇIKU 2-0
PARTIZANI B-LUZI JUNAITED 5-1
RENDITJA
SKUADRA N F B H GOL P
1.SHËNKOLLI 13 8 3 2 19-6 27
2.KEVITAN 13 7 3 3 18-13 24
3.PARTIZANI B 13 6 5 2 22-12 23
4.ALBPETROLI 13 6 4 3 15-10 22
5.EGNATIA 13 6 3 4 19-17 21
6.VELEÇIKU 13 4 7 2 14-12 19
7.VORA 13 4 6 3 18-14 18
8.GRAMSHI 13 4 2 7 13-14 14
9.INTERNACIONAL 13 2 5 6 11-17 11
10.SUKTHI 13 2 5 6 14-21 11
11.TIRANA B 13 3 2 8 17-31 11
12.LUZI J. 13 2 3 8 8-21 9
JAVA E 14-të (6 MARS)
LUZI JUNAITED-VORA 15:00
INTERNACIONAL-ALBPETROLI 15:00
VELEÇIKU-GRAMSHI 15:00
SUKTHI-EGNATIA 15:00
TIRANA B-SHËNKOLLI 15:00
KEVITAN-PARTIZANI B 15:00
