e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tomori: Trajneri i Domosdovës, një brigadier

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tomori: Trajneri i Domosdovës, një brigadier

Klubi i Tomorit ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së trajnerit të Domosdovës, Erald Karriqi, një ditë më parë për "Panorama Sport", i cili akuzonte pas ndeshjes teknikun beratas Bledar Sinella se kishte përdorur dhunë verbale me ofendime ndaj lojtarëve miq. Sipas beratasve, këto akuza janë të pabaza si dhe justifikime të kota. TomoriReagimi

"Jemi shumë të indinjuar nga deklaratat e këtij pseudotrajneri, i cili kishte ardhur në Berat për t'i prishur në çdo mënyrë punë skuadrës beratase. Barsoleta e këtij brigadieri vazhdon të shkaktojë ende të qeshura në qytetin tonë. Kjo pasi deklaratat e tij janë të pabaza dhe shumë false në drejtim të trajnerit Sinella. Duhet t'i bëjmë me dije se në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojë ndërmjetësin që na solli mëngjesin e së dielës në stadiumin 'Tomori'.

Është për t'u çuditur se si një person në emër të tij na tha që të fitonim sa të donim ndaj Domosdovës, por vetëm mos të përdornim dhunë fizike ndaj brigadierit Karriqi! Nuk e kuptojmë se ku jetojnë këta persona. Ne nuk kemi bërë asgjë të tillë deri më sot në Berat dhe më kryesorja është se të gjitha skuadrat janë pritur ashtu siç i ka hije traditës.

Normale, Karriqi mendoi se po përballej me ndonjë kooperativë që është mësuar të ndeshet me të gjitha mënyrat. Ata erdhën në Berat për t'i prishur punë skuadrës së Tomorit. Synimet kryesore të tyre ishin dy, ose të na dënonin lojtarët ose fush- ën, por nuk ia arritën qëllimit", thuhet fillimisht në reagimin e klubit beratas.

Më pas, ai vazhdon: "Sipas disa informacioneve të sigurta që kemi, skuadra e tyre ishte e motivuar me një premio të madhe për të mposhtur Tomorin, ndaj edhe të gjithë të pranishmit i panë provokimet e trajnerit Karriqi ku vazhdimisht nxiste lojtarët për t'u zënë me futbollistët tanë.

Barsoleta e Karriqit ka krijuar një ilaritet në Berat, kjo pasi kur gjen një ambient sportiv, normale që do të ndërrosh strategji. U bëjmë thirrje të gjithë miqve që bënë foto në stadiumin tonë t'i ruajnë ato, pasi nuk do t'u vijnë mundësi të tjera", përfundon me ironi reagimi i klubit beratas.

Përgatiti: ERIS SYLYKU