e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Boks/Frazat homofobike, Pakuiao sulmohet në Los Anxhelos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Boks/Frazat homofobike, Pakuiao sulmohet në Los Anxhelos

Mani Pakuiao është sulmuar teksa po largohej nga një restorant në Los Anxhelos. Një kalimtar i rastit i paidentifikuar i është drejtuar me një fjalor të ashpër boksierit filipinas pas deklaratave fyese të fundit në adresë të komunitetit LGBT. Asistenti i Pakuiaos, David Sison, bëri me dije se agresori iu drejtua: "Ik ik, homofob". boksNdërsa përjashtoi mundësinë për një padi ndaj agresorit, Sison shtoi: "Mani i tha grupit të shoqërimit që të mos e godisnin. U tha: 'Lëreni, lëreni, le të ikë!".

Mësohet se ndihmësi i sigurisë së Pakuiaos, Xhoni Bantilan, u shfaq i revoltuar dhe u përpoq që ta sulmonte personin në fjalë. Sison pranoi se ishin të pritshme të tilla incidente pas komenteve të boksierit në lidhje me martesën brenda së njëjtës gjini.

Pakuiao, i cili është duke u përgatitur për t'u përballur me Timoti Bredli më 9 prill është kritikuar gjerësisht, pasi dënoi martesat e të njëjtit seks. I pyetur në muajin shkurt se cili ishte komenti i tij për martesat "gat", u përgjigj: "Nuk ka kuptim. A keni parë ndonjë kafshë ku një mashkull shkon me mashkull apo femrat me femrat? Këta janë më keq se kafshët".