e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Novak Xhokoviç synon rekordin e Federerit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Novak Xhokoviç synon rekordin e Federerit

Duke fituar katër nga pesë titujt e fundit "Grand Slam"-e, Novak Xhokoviç ka arsyen të besojë se mund të thyejë rekordin e 17 titujve "Grand Slam"- e të Roxher Federerit. Megjithatë, edhe ky objektiv nuk është domosdoshmërisht kryesori për numrin një në botë.

Novak Djokovic of Serbia, left, shakes hands with Roger Federer of Switzerland after winning the men's singles final at the All England Lawn Tennis Championships in Wimbledon, London, Sunday July 12, 2015. Djokovic won the match 7-6, 6-7, 6-4, 6-3. (Toby Melville/Pool Photo via AP)

Ylli 28-vjeçar serb, i cili rrëmbeu kurorën e 11-të në karrierë në muajin janar pas triumfit në "Australian Open", fitoi të dielën titullin e tij të katërt këtë vit pasi mposhti japonezin Kei Nishikori 6-3, 6-3 në finalen e "Miami Open".

"Përgjatë karrierës sime kam arritur shumë, sidomos dy vitet e fundit. Por unë do t'i jap vetëm më shumë mundësi për të vendosur edhe rekorde", tha Xhokoviç. E realizueshme fitorja e 18 "Slam"-eve?

"Natyrisht është në mendjen time diku. Por unë nuk kam atë si një motiv kryesor. Sepse deri atëherë gjërat mund të dalin jashtë kontrollit". Në 23 pjesëmarrje "Grand Slam"-i, Xhokoviç shtatë herë është shpallur nënkampion, pesë herë ka humbur në gjysmëfinale dhe një herë në fazën çerekfinale. Ndërkohë Xhokoviç synon të thyejë tabunë në "French Open". "Shpresoj ta mbyll me fitore edhe në Paris. Ky është një nga qëllimet e mia madhore për këtë vit".