Ringjallen lojtarët, Arifaj: Jemi gati për Turbinën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për Luftëtarin e Gerd Haxhiut nuk ka pushim.
Sfida e radhës me Turbinën që do të luhet nesër ka marrë vlerësimin maksimal të të gjithë aktorëve sportivë në Gjirokastër.
Paraditja e djeshme Luftë- tarin e ka gjetur në tapetin e blertë të stadiumit, aty ku edhe ka vijuar seancën e radhës. Organizatori Besmir Arifaj, që ishte një prej atyre lojtarëve të prekur nga virusi pak ditë më parë, shprehet:
"Pasi kemi kaluar një javë më shumë se stresuese në aspektin shëndetësor, të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike, të gatshëm për ndeshjen me Turbinën. Si çdo përballje, meriton vlerësim maksimal. Më shumë se dy javë përgatitje na kanë mjaftuar që të harmonizohemi, si në fazën sulmuese, ashtu edhe mbrojtëse, falë punës së profesor Gerdit", shprehet Arifaj.
Përgatiti: Tomor Shehu