e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tohir: Vidic eshte zikalter 90 %

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tohir: Vidic eshte zikalter 90 %

Presidenti i Interit, Erik Tohir, është i sigurt që skuadra e tij do të vazhdojë të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme në muajt në vazhdim. “Jam në kontakt të përditshëm me drejtuesit e tjerë të skuadrës. Do të përmirësohemi në mënyrë kontante në muajt e ardhshëm. Drejtimi i kësaj skuadre është i duhuri”, deklaroi dje presidenti indonezian për mediat italiane.

Vidiç-Hernanes

“Në këto muaj të parë kemi bërë 80% të atyre që kishim planifikuar të realizonim, Puna vazhdon me intensitet dhe edhe ekipi është forcuar. Blerja e Hernanes ishte një shtysë e rëndësishme në këtë moment dhe për të ardhmen, ndërsa falë riaftësimit të Samuel, edhe mbrojtja rikthehet të jetë më solide”, shtoi Thohir. Në lidhje me planet e merkatos, pronari indonezian konfirmoi se është shumë pranë mbërritjes së qendërmbrojtësit Nemanja Vidiç. “Nuk mund të them gjë tjetër përveçse kjo është një blerje 90% e realizuar. Kur gjithçka të jetë e përfunduar, atëherë do të kemi edhe lajmërimin zyrtar. Nuk dua të shtoj më shumë për diçka drejt rrugës së konkretizimit”, tha Tohir.

Branka

Lidhur me largimin e Brankës, Tohir deklaroi se e ka ndihmuar Interin për shumë kohë, por duheshin ndryshime. Nuk do të jetë drejtues të ri, sepse kemi Auzilion. Lidhur me afrimin e partnerëve të rinj në shoqëri, ai deklaroi se deri tani nuk ka asnjë. Gjatë fundjavës Interi ka një tjetër test delikat në shtëpi kundër Kaliarit në luftë për mbijetesë.