Milan, Baloteli mungon vetem 10 dite, nuk do luaje kunder Juves
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja kundër Atletikos së Madridit djeg akoma në shtëpinë kuqezi, dhe për ta bërë akoma më të hidhur bilancin për Klarens Sedorf mendon buletini mjekësor për Mario Balotelin dhe Matia De Shilio, të cilët nuk do të jenë të disponueshëm në sfidat kundër Sampdorians dhe Juventusit. Milani komunikoi dje buletinin ku zbardhet edhe shkalla e dëmtimit të Mario Balotelit, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 10 ditë. Sipas komunikatës, Baloteli ka pësuar një dëmtim në shpatullën e djathtë, por përjashtohet mundësia e frakturës. Sipas mjekëve të skuadrës, mundësia që sulmuesi të rikthehet i disponueshëm edhe më shpejt se ky afat është e madhe por gjithçka do të konfirmohet gjatë ditëve të ardhshme. Ndeshja me Atletikon e Madridit rezultoi jo pa pasoja edhe për mbrojtësin Matia De Shilio, i cili vuan nga një dëmtim në kavilje por koha e rikuperimit të tij mbetet ende një mister.
Për tu rikthyer te Baloteli, super-Mario do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Sampdorias por me shumë mundësi edhe atë të 2 marsit ndaj Juventusit. Në profilin e tij në Tëitter, lojtari i kombëtares italiane e cilësoi skuadrën sit ë pafat në disfatën e Champions League, ndërsa shtoi se ndihet optimist për një rikuperim të shpejtë. Gjithsesi, optimizmi në kampin kuqezi nuk mungon sepse Kakà, Tarabt e Sedorf janë të parët në radhë që besojnë se Milani mund tia dalë mbanë pas 90 minutëshit të dytë që do të luhet në Vincente Calderon. Takimi i parë i luajtur në San Siro përfundoi 0-1 në favor të skuadrës spanjolle e cila zhbllokoi sfidën me golin e Diego Kostas në pjesën e dytë.