Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronzte ne Dyseldorf
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhurdistja kosovare Distria Krasniqi ka vazhduar rrugën e suksesit në arenën ndërkombëtare. Në turneun Grand Prix, në Dyseldorf të Gjermanisë, ajo e ka fituar medaljen e bronztë, në kategorinë deri 48 kilogramë. Distria, në xhiron e pare, e mposhti turken, Dilara Lokmanhekim, në xhiron e dytë e mundi argjentinasen Paola Pareto, kurse në xhiron e tretë doli fituese ndaj jug-koreanes Bo Kyeong Jeong.
Në gjysmëfinale Distria humbi nga kinezja Shugen Ëu, e cila e fitoi turneun, por Distria nëpërmjet repesazhit fitoi ndaj gjermanes, Sonja Ëirth për të fituar medaljen e bronztë.
Muajin e kaluar, Distria Krasniqi triumfoi në Kupën e Botës e cila u mbajt Sofje të Bullgarisë, ku fitoi medaljen e artë, kurse javë më parë ajo e zuri vendit të pestë në Grand Slamin e Parisit. Në Grand Prix, në Dueseldorf, ka marrë pjesë edhe xhudisti Akil Gjakova. Në xhiron e pare, në kategorinë deri 66 kilograme, ai fitoi ndaj Batsuuri Adiya nga Mongolia, por në të dytën u mposht nga rusi, Alim Gadanov.