e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Titulli, Fergusoni do nder nga Njukaselli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Titulli, Fergusoni do nder nga Njukaselli
Për Sër Aleks Fergusonin, titulli i Premier Ligës nuk do të vendoset më 13 maj, kur luhet dhe java e fundit e kampionatit anglez, por që këtë të diel, pasi Mançester Siti të jetë ndeshur me Njukasëllin në “Sports Direct Arena”. Pas humbjes në derbi, Mançesterët kryesojnë me pikë të barabarta klasifikimin por, nëse gjithçka përfundon kështu, kampionia do të shpallet falë golavarazhit dhe titullin do ta fitonte Siti. Megjithatë, të besuarit e Mançinit kanë kalendar më të vështirë në javët e mbetura.

Ata do të luajnë me Njukasëllin që lufton direkt me Totenhemin për vendin e katërt, ndërsa ndeshjen e fundit luajnë me QPR-në, skuadër që do kërkojë të shpëtojë nga rënia. Takimet e kampionëve në letër janë më të lehta. Këtë javë ata presin Suonisn dhe më 13 maj udhëtojnë drejt Sandërlendit. Prandaj, trajneri skocez beson se rezultati i “qytetarëve” me “qymyrxhinjtë” do vendosë dhe kampionen e këtij sezoni.

Beson ende - Ferguson ka qenë një tifoz special i Njukasëllit në fitoren 2-0 me Çelsin në “Stamford Bridge”. “Kur ne të zbresim në fushë me Suonsin këtë javë, do ta kemi mësuar rezultatin e Njukasëll- Siti. Kjo nuk është një gjë e mirë, por duhet ta kalojmë. Njukasëlli lufton ende për vendin e katërt dhe kanë një shans. Nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë për Sitin. ‘Qymyrxhinjtë’ vijnë me moral të lartë pas fitores në Londër. Pardë ka ndërtuar një skuadër të jashtëzakonshme dhe Papis Sise është një sulmues klasi. Askush nuk ka bërë më mirë se senegalezi që prej muajit janar”, – tha tekniku skocez.

Pa Uelbek dhe Evans me Suonsin, 70-vjeçari u kërkoi lojtarëve të tij përqendrim maksimal kundër uellsianëve: “Mënyra se si ata kanë luajtur këtë sezon ka qenë e admirueshme. I pashë në stadium gjatë ndeshjes së fundit. Atyre u pëlqen të luajnë futboll. Menaxheri i ka përcjellë mentalitetin e tij skuadrës dhe si debutues kanë bërë një sezon fantastik. Të humbisnim me Sitin të hënën ishte një goditje e madhe. Tani e dimë që nuk e kemi më në dorë fatin tonë dhe se gjithçka do të vendoset këtë të diel”.