e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni: Po, besoj ende tek titulli kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni: Po, besoj ende tek titulli kuqezi
Silvio Berluskoni beson tek titulli kampion dhe këto dy ndeshje të fundit kërkon t’i shijojë në maksimum: “Po, tani besoj te fitorja jonë dhe dua të shijoj këto dy takime të fundit. Barazimi i Juves na jep shumë shpresë dhe besim, sepse presioni tashmë është në anën e tyre dhe kjo mund t’i shtyjë në një tjetër gabim. Alegri? Po, mendoj se e kam konfirmuar”. Ndërkohë, deklaratën e presidentit të Milanit e pasuron edhe më tej djali i tij.

Piersilvio – Piersilvio Berluskoni, zëvendëspresidenti i grupit “Mediaset”, thotë: “Milani e kishte në dorë fatin e këtij kampionati, por pas atyre dy gabimeve ndaj Bolonjës dhe Fiorentinës ia dorëzoi stafetën Juves. Tani nëse bardhezinjtë fitojnë, kjo është një dhuratë që ne u kemi bërë atyre”. Piersilvio del në mbështetje të trajnerit Masimiliano Alegri, për të cilin flitet se do të shkarkohet nga detyra në fund të sezonit: “Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Alegri ka punuar mjaft mirë me skuadrën.

Dëgjoj të thuhet se ai nuk shkon dakord me tim atë. Është e vërtetë që babai im pëlqen skuadrat që dhurojnë spektakël, por ai ka një konsideratë të lartë për të dhe e simpatizon për mënyrën e tij në të thënët e gjërave në sy. Që kur Alegri mori drejtimin e Milanit, ka qenë i vetmi që ka pasur guximin të ulë në stol apo të largojë futbollistë që babai im i adhuron. Ibrahimoviç? Ai është një ndër të paktët futbollistë që mund të bëjë dallimin i vetëm në fushë në çdo moment. Ndihem gjithmonë mirë kur e dëgjoj të shprehë dashurinë e tij ndaj Milanit. Merkato? Sivjet tifozët nuk duhet të presin blerje të rëndësishme.