e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani, nje hap larg rilindjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani, nje hap larg rilindjes
Skuadra e Partizanit do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Turbinës në Cërrik, e cila do të vendosë shumë mbi ecurinë e ekipit të kuq. Një nga drejtuesit aktualë të Partizanit, Gjergji Thaka, tha për “Shekullin” se “në Cërrik do të luajmë një ndeshje përcaktuese. Gjatë gjithë kampionatit kemi marrë rezultate me forcat tona dhe askush nuk na ka falur. Partizanin kërkojnë ta mundin të gjithë ekipet, për vetë faktin se ai është një emër legjendar në futbollin tonë”, tha Thaka.

Harmonizimi Skuadra e Partizanit është një ekip me lojtarë shumë të rinj, të cilët janë harmonizuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Skuadra e kuqe ka pasur dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët e kanë ndjekur në çdo ndeshje skuadrën e tyre. Kujtojmë që skuadra e Partizanit është skuadra me më shumë tifozë në Shqipëri. Ekip normal Sipas Thakës, skuadra e Partizanit nuk është një skuadër e madhe. “Ekipi ynë është përbërë nga lojtarë shumë të talentuar, të edukuar dhe të përkushtuar, të cilët janë harmonizuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ky është Partizani aktual, i cili nuk mund të konsiderohet ende si  një ekip i madh. Ne si ekip kemi pasur dhe mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët na kanë mbështetur shumë”, tha Thaka.

Partizani është i vetmi ekip që ka tifozë të shumtë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kalimi në kategorinë e parë, ka qenë objektivi primar i Partizanit në këtë fillim sezoni. Dy ndeshje para fundit, skuadra e kuqe ndodhet një pikë para ekipit të Naftëtarit. Kategoria e parë Ndeshja ndaj skuadrës së Turbinës në Cërrik, mund të përcaktojë përfundimisht ekipin që do të kalojë direkt në kategorinë e parë. “Aktualisht kemi arritur objektivin minimal, pjesëmarrjen në play-off, por qëllimi ynë që nga nisja e sezonit, ka qenë kalimi direkt në kategorinë e parë”, tha Thaka.

Para tre ndeshjesh, Partizani ishte katër pikë larg vendit të dytë, por pas humbjes në javën e fundit, skuadra e kuqe duhet të kalojë me sukses provën e radhës në Cërrik, e cila konsiderohet ndeshje shumë e vështirë. Skuadra rekordmene e fitimit të kupave të Shqipërisë, ra në kategorinë e dytë vitin që kaloi. Pronësia Problemet e zgjidhjes së pronësisë mbi këtë skuadër, kanë qenë një nga elementët që ndikuan drejtpërdrejtë në rënien  e kësaj skuadre në pikat më të errëta të historisë së saj legjendare. Por historia njeh dhe raste të tilla, me rënie të mëdha, por dhe me rilindje të jashtëzakonshme.

Rilindja Para disa sezonesh në Itali, skuadra e Napolit ndodhej në kategorinë C. Pas disa vitesh përpjekjesh që përkuan me zgjidhjen e shumë problemeve, ajo u rikthye në nivelet më të larta të “Serisë A” në Itali. Sezonin që kaloi, Napoli mori pjesë në Kupën e Kampioneve, duke kujtuar kohët e arta të Maradonës. Partizani vërtetë është një hap larg rikthimit në kategorinë e parë, e cila konsiderohet sukses për klubin emblemë të futbollit shqiptar, por nëse Partizani do të jetë sinonim i Napolit, atëherë ajo duhet të zgjidhë një herë e mirë problemet që e kanë dërguar deri këtu.