e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana si Junajtid, Veliaj: Gati tua shesim aksionet tifozëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana si Junajtid, Veliaj: Gati tua shesim aksionet tifozëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon që ta bëjë Tiranën si Bajerni, Barcelona apo Mançester Junajtid.veli I ftuar në TVSH, në emisionin e Enkel Demit "Shih Programin", ai ka hedhur një ide se si mund t'i jepet zgjidhja problematikës së klubit 24 herë kampion.

Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar, kreu i bashkisë së kryeqytetit sqaron se është gati që 34-përqindëshin e aksioneve t'ua shesë tifozëve.

"Nuk ka asnjë dyshim që presidenti Halili është një njeri i mirë, pasionant dhe që e do shumë Tiranën. Problemi qëndron te stili i menaxhimit. Në një ekip, jo vetëm 11-shja në fushë, por edhe stoli i rezervave, teknikët, trajnerët, mjekët, menaxherët, drejtuesit, administratorët, duhet të funksionojnë si një orkestër e madhe. Mua më qëllon që në këtë sh.a, jam aksioner në minorancë.

Pra, kam vetëm 34 për qind, jo 66 për qind. Vendimmarrja është 50 për qind plus 1. Ligjet dhe rregullat e kërkojnë që në një shoqëri aksionere vendimet i ndan. Ajo që kërkoj për Tiranën është që bordi të mblidhet.

Dhe duhet të sqarojmë diçka, vërtet bashkia është aksionere te Tirana, por taksat i mbledh edhe nga tifozët e Partizanit, Dinamos, Farkës dhe Dajtit. Unë kam hedhur disa ide. Një ndër to është që bashkia, ato 34 për qind të aksioneve që janë në minorancë, t'ua japë tifozëve, le t'i menaxhojnë tifozët. Ato aksione që zotëron bashkia t'u shpërndahen tifozëve.

Supozojmë që Tirana ka 50 apo 100 mijë tifozë. Secili prej tyre të marrë një aksion dhe këto 34 për qind të ndahen në 100 mijë aksione, sikundër është Barcelona. Kjo është vetëm një ide, nuk është një vendim. Sepse nuk e marr dot vetëm një vendim, sepse jam në minorancë. Pra, ajo që unë kërkoj është që, kur bëhen shpenzimet si në rastin e përfolur në media (i referohet Kastratit), ne të njoftohemi.

Sepse duhet t'i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Kështu që besoj se këtë javë apo në ditët e ardhshme të kemi një mbledhje të aksionerëve dhe të vendosim. Bashkia t'i japë një grant klubit të Tiranës, por ashtu Partizanit e Dinamos, apo edhe Farkës në volejboll", deklaroi për klubin e futbollit Veliaj.