e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana, kampionia e barazimeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana, kampionia e barazimeve

Tri faza të luajtura, vend i pestë dhe eliminim nga Kupa e Shqipërisë. Tirana e këtij sezoni jo vetëm që ka dalë jashtë objektivave, por rezulton edhe si skuadra rekordmene sa u përket rezultateve të barabarta. Në 27 javë kampionat, plot 11 herë bardheblutë kanë barazuar.tirana Në katër raste Tirana ka barazuar 1-1, ndërsa 7 herë ka regjistruar rezultate 0-0. Laçi, Vllaznia, Teuta dhe Flamurtari janë skuadrat që e kthyera në makth për bardheblutë sa u përket barazimeve. Gjithçka nis me Laçin që në javën e dytë të kampionatit dhe përfundon me ndeshjen kundër Kukësit në "Selman Stërmasi", ku as zhvillimi i takimit në këtë impiant për herë të parë me drita, nuk u solli fat bardhebluve.

Një rezultat 0-0 skuadra e Dajës e ka edhe në derbin ndaj Partizanit, në ndeshjen e fazës së dytë më 7 dhjetor të vitit 2015. Tersi i barazimeve ka nisur në "Qemal Stafa" sa u përket ndeshjeve shtëpiake, pikërisht kundër Bylisit më 12 shtator 2015, teksa në atë takim skuadra drejtohej nga Shkëlqim Muça, i cili u largua pas derbit.

Faza e tretë - Paraqitja e bardhebluve në Korçë me Skënderbeun, është e vetmja gjë e bukur për t'u mbajtur mend këtë fazë. Edhe pse dolën pa pikë, për shkak të asaj që ndodhi me arbitrimin, kryeqytetasit kanë zhvilluar një nga takimet më të mira.

Sa u përket statistikave, faza e tretë ka qenë më e dobët sesa dy të parat për këtë ekip. Sipas pikëve të grumbulluara që janë vetëm 12, Tirana ka marrë një më pak se edhe në fazën e parë që gjithashtu paraqitjet nuk kanë qenë fort pozitive.

Në përballjet e treta për këtë sezon, Tirana numëron 3 fitore, 3 barazime dhe po aq humbje, me një golavarazh ku kanë realizuar 10 herë dhe kanë pësuar dy më pak. Në fazën e dytë, bardheblutë grumbulluan 16 pikë, falë katër fitoreve, po kaq barazimeve dhe vetëm një humbjeje me Skënderbeun.