Mavraj e Cikalleshi njëzëri: Do jemi surpriza e Europianit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare ka nisur përkatitjet në kuadër të dy miqësoreve që do të luajë ndaj Luksemburgut dhe Austrisë pas disa ditësh. Në koferencën e sotme për mediat, është paraqitur i pari Mërgim Mavraj.
Mbrojtësi i cili rikthehet në Kombëtare pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi po luan regullisht si titullar me fanellën e Këlnit në Bundesligë.
Ai ka folur sot për objektivat e Kombëtares ku ka deklaruar se ekipi jonë i ka kualitetet dhe mundësinë për të bërë mrekullinë në europian.
"Pas suksesit me kualifikimin ne Europian, tani fillon puna per ndeshjet në grupe. Jam i lumtur qe i shoh keta futbolliste qe kemi luajtur bashke gjate eliminatoreve.
Keto miqesore jane nje mundesi per te treguar vlerat tona dhe per t'ia bere te veshtire trajnerit ne zgjedhjet e tij. Konkurenca eshte dicka e mire dhe krahasuar ne vitet e shkuara eshte dicka pozitive per skuadren.
Ne duhet te luajme ashtu siç kemi filozofine tone dhe te forcojme vlerat tona qe te permiresohemi. Do shohim hap pas hapi, te pregatitemi maksimalisht per te bere befasine e radhes.
Mendoj se mund te bejme surprize te madhe ne France. Te gjithe deshirojne te jene ne kampionatin europian dhe asnje nuk e ka vendin e sigurte por do kerkojne ta fitojne vendin me paraqitjet e tyre", ka deklaruar Mavraj.
Cikalleshi Pas Mavrajt, ishte Sokol Cikalleshi që foli ne konferencën per shtyp lidhur me miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Austrisë. Ai deklaroi se janë dy sfida të rëndësishme që do ti shërbejnë shumë Kombëtares
"Jam i lumtur per minutat qe kam luajtur ne Turqi. Tani jemi këtu per kombetaren. Ndaj Austrise shpresojme te bejme nje rezultat pozitiv.
Loja dhe rezultati jane te dyja te rendesishme. Jemi ne moment historik dhe do perpiqemi te bejme maksimumin. Ne finalet e "Euro 2016´´ ndeshjet jane te veshtira, por ne do shkojme te bejme surpriza." deklaroi Sokol Cikalleshi per mediat.