E gdhiu në disko, Lëv përjashton Maks Kruzen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Gjermani ka rreg ulla dhe disiplinë. Askush nuk duhet të shkelë mbi parimet që kampionët e botës i dallojnë nga të tjerët. Por, sulmuesi Maks Kruze, i sapogrumbulluar për dy miqësoret nga trajneri Joakim Lëv, ka shkelur me të dyja këmbët kushtetutën e etikës gjermane.
Të shtunën e kaluar, bomberi i Volfsburgut, Kruze, festoi ditëlindjen në Berlin duke e gdhirë deri në orët e para të mëngjesit. Në orën 2 të mëngjesit një vajzë e re fotografoi Kruzenë të dehur teksa kërcente. 28-vjeçari ia mori me inat telefonin dhe i prishi fotot duke treguar arrogancë.
Por, vajza ishte reportere e gazetës "Bild", Xhesika Pilacki. Kruze e mësoi ditën e diel kur u informua nga drejtori i përgjithshëm i Volfsburgut, Klaus Alofs. Ky i fundit e gjobiti me 25 mijë euro lojtarin. Kujtojmë që Kruze është edhe lojtar pokeri.
Në muajin tetor të vitit të kaluar ai humbi 75 mijë euro në një taksi në Berlin duke shkuar për në një turne pokeri. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit Joakim Lëv pasi mësoi mbi skandalin të Kruzesë javën e kaluar.
Teksa Kruze u grumbullua për dy miqësoret, atë ndaj Anglisë më 26 mars dhe Italisë më 29 mars, strategu gjerman ka marrë masa disiplinore për sulmuesin. Lëv e ka përjashtuar nga kombëtarja të paktën për dy miqësoret.
"Javën e kaluar ia bëra të qartë Kruzesë se çfarë pres prej tij si në fushë dhe jashtë saj. Unë dua lojtarë që të fokusohen te futbolli dhe Europiani, si dhe të jenë shembull. Ngjarja e fundjavës së kaluar hodhi poshtë pritshmëritë e mia.
Kruze e ka përsëritur sjelljen e tij jo profesionale. Këtë nuk e pranoj", deklaroi trajneri Joakim Lëv. Menaxheri Bierhof ka vënë në dijeni edhe drejtuesit e Volfsburgut për këtë masë disiplinore.
Kujtojmë që Kruze humbi dhe Botërorin 2014 për sjellje joprofesionale. Në miqë- soren kundër Anglisë në nëntor 2013 në Londër, Kruze organizoi festë me femra në hotelin "Corinthia". Por, trajneri Lëv ua ka bërë të qartë që femrat nuk lejohen.