E pyesin për Pep, Pelegrini braktis intervistën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Mançester po e quajnë "mallkimi Guardiola". Që kur është zyrtarizuar se Pep Guardiola do të zëvendësojë Manuel Pelegrinin në fund të këtij sezoni, "qytetarët" nuk fitojnë më kundër ekipeve të mëdha në Premier Ligë, madje nuk e kanë ndierë shijen e suksesit me të 16 skuadrat e para të kampionatit, duke mundur vetëm Sandërlendin, Aston Vilën dhe barazuar me Noruiçin.
Dhe pyetja e gazetarit të "Sky Sports", Xhof Shrivs, nëse sezoni i Sitit ka marrë tatëpjetën pas zyrtarizimit të pasardhësit të kilianit në "Etihad", shkaktoi largimin e inxhinierit nga intervista pa dhënë përgjigje pas humbjes në derbin me Mançester Junajtid të dielën. Trajneri tha: "Unë flas vetëm për ndeshjen dhe asgjë tjetër", dhe më pas u largua.