e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xherrard: Të ardhmen do ta vendos në dhjetor

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xherrard: Të ardhmen do ta vendos në dhjetor

Ish-kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, pranon se do të jetë i hapur ndaj ofertave si lojtar dhe trajner në dhjetor.Zherard Kontrata e mesfushorit 35-vjeçar të Los Anxheles Galaksisë skadon pas 8 muajsh, por ai s'e ka fshehur kurrë se nuk është përshtatur në MLS-në amerikane, duke lëshuar sinjale se në fund të sezonit do t'i varë këpucët në gozhdë:

"Fizikisht unë e përballoj 100% këtë sezon në MLS dhe një tjetër përveç këtij. Por a do të qëndroj? A dua të qëndroj? Për momentin nuk e kam vendosur nëse do vazhdoj të luaj futboll apo do tërhiqem.

Sezoni mbaron në nëntor. Në këto momente po bëj kursin e trajnerit dhe shpresoj të jem në një pozicion për t'i marr seriozisht ofertat në dhjetor".