e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shtubina: U treguam burra!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shtubina: U treguam burra!

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, e konsideron tepër të rëndësishme fitoren e arritur ndaj Bylisit në transfertë. Sipas tij, kjo ndeshje ka vlejtur më shumë se tri pikë, pasi skuadra mbajti edhe premtimin që i kishte bërë trajnerit Cungu.Vllaznia-Kastrioti-2-1-Shtubina-ne-mbulimin-e-Shetes-dhe-Abrahamit-godet-dhe-shenon-1024x642 "Ishte një fitore që për ne ka vlerë më shumë se tri pikë. Triumfuam në një fushë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari me mjaft cilësi, i cili, ashtu si edhe ne, është në garën për mbijetesë në Superiore. Ishim përgatitur për të zhvilluar një takim të vështirë, por kaluam shpejt në avantazh dhe më pas kemi luajtur të gjithë në bllok për ta ruajtur atë fitore me shumë vlera.

Kemi luajtur një ndeshje në të gjithë aspektet burrërisht, siç edhe e ka kërkuar tekniku Cungu. Mendoj se të gjithë pa asnjë përjashtim kanë treguar një shpirt të lartë gare. Ishte një fitore e merituar që na ka dhënë më shumë besim në vetvete", ka thënë fillimisht Shtubina.

Situata - Në ndeshjet e fundit të kampionatit, Shtubina është përdorur nga trajneri Cungu në disa pozicione në fushë, për shkak të mungesave që ekipi ka pasur. Shtubina ka bërë një paraqitje të mirë në këto role dhe rezultatet për ekipin nuk kanë munguar.

Megjithatë, kapiteni kërkon që skuadra të jetë me "këmbë në tokë". "Për mua nuk ka shumë rëndësi se ku luaj. Mjafton që në çdo pozicion ku më kërkon tekniku të arrij që të bëj më të mirën për skuadrën. Situata aktuale në të cilën ndodhet ekipi është mjaft e mirë, megjithatë nuk duhet që të kalojmë në vetëkënaqësi duke menduar se mbijetesën e kemi siguruar.

Normalisht që kemi bërë hapa përpara kundërshtarëve tanë, madje jemi afruar ndjeshëm edhe me ekipin e Laçit, por duhet të bëjmë mirë punën tonë të shikojmë që të zgjidhim sa më shpejt matematikisht qëndrimin në elitë dhe, më pas, të mendojmë për të ardhmen", pohoi kapiteni i kuqebluve.

Transferta - Javën e ardhshme, shkodranët do të kenë një transfertë të vështirë ndaj Skënderbeut. "E dimë mirë që në Korçë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi luajmë ndaj skuadrës kampione. Do të shkojmë atje për të bërë lojën tonë dhe për të mos pësuar gol dhe, më pas, të shohim se si mund të shkojnë gjërat", ka mbyllur Shtubina