Tirana harron te fitoje, Partizani shkaterron Elbasanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes me Partizanin javën e shkuar, Tirana ka bërë një tjetër hap fals në javën e 27-të të Kategorisë Superiore, duke barazuar në Durrës me Teutën. Bardheblutë janë ndalur në një barazim pa gola në qytetin bregdetar duke iu larguar gjithnjë e më shumë objektivit; fitimit të titullit kampion.
Ndërkohë që në “Qemal Stafa” Partizani i Shpëtim Duros bëri një tjetër hap të sigurt duke fituar 4-1 ndaj Elbasanit, pavarësisht se mbylli pjesën e parë në disavantazhin e një goli.
Kjo është hera e parë që Partizani shënon katër gola në një ndeshje këtë kampionat, e aq më tepër që të gjithë në pjesën e dytë.
Më herët në Kukës vendasit fituan 4-0 përballë Flamurtarit, ndërsa Laçi mundi 2-0 Apolloninë.
Në përfundim të javës së 27-të, Skënderbeu mban kryesimin me 57 pikë, ndjekur nga Kukësi me 55 në vendin e dytë dhe Partizani 53 në vendin e tretë. Tirana me pikën e fituar në Durrës ngjitet në 51 pikë në vendin e katërt, por tashmë e kërcënuar nga Laçi që ka 50 pikë.