e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Seria A, Verona mund Napolin, Cezena ndal Interin ne San Siro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Seria A, Verona mund Napolin, Cezena ndal Interin ne San Siro

Napoli është mundur nga Verona me rezultatin 2-0. Luka Toni është ai që ka befasuar dy herë mbrojtjen napolitane në minutën e7 dhe të 51.

Një fitore e fortë dhe e merituar për Veronën e cila ngjitet në mesin e klasifikimit, ndërkohë që Napoli mund të humbasë vendin e tretë në rast barazimi ose fitoreje të Lacios në Torino.

Ndërkohë, Interi nuk ka arritur të rikthehet te fitorja edhe pse në letër kishte një ndeshje të lehtë ndaj Çezenës në San Siro. Zikaltërit e panë veten në disavantazh në minutën e 30’, pas golit të Defrelit.

Në pjesën e dytë, Rodrigo Palacio barazon shifrat, por Interi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë nga kjo sfidë.