Tirana, femrat falas ne stadium
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ky sezon i ri futbollistik do të sjellë një numër të madh risish dhe zhvillimesh pozitive për KF Tiranën. Duke nisur nga ndeshja e parë e kampionatit, do të aplikohet një rregull i ri, konfirmojnë drejtuesit e klubit bardhë e blu. Hyrja falas do të aplikohet për tifozet femra. Një vendim i tillë është marrë pak ditë para se të startojë sezoni 2014-2015. Tirana, siç bëjnë të ditur drejtuesit e klubit, do të ndjekë politika të reja promovuese për të shtuar numrin e ndjekësve dhe tifozëve bardheblu. Femrat do të përfitojnë të parat ndërkohë që në vazhdim, do të ketë edhe të tjera zhvillime pozitive. Sipas drejtuesve të klubit, tifozët bardheblu janë një nga pasuritë më të mëdha që KF Tirana ka, ndaj në vazhdim do t’u mundësohen lehtësirat e duhura për të qenë sa më pranë klubit të zemrës.