Suarez, nis stervitjen per Barcelonen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pavarësisht pezullimit nga Gjykata Arbitrale e Sportit (TAS) të së drejtës për të luajtur, futbollisti Luis Suarez është stërvitur për herë të parë në ekipin e tij të ri, Barcelona. Klubi i FC Barcelonës, njoftoi se gjykata ka lejuar stërvitjen e uruguaianit në qendrën stërvitore Joan Gamper, për ndeshjen e radhës. Suarez ka të drejtë që të aktivizohet me Barcelonën duke nisur nga 24 tetori. “Klasikja” mes Barçës dhe Real Madridit është programuar të luhet një ditë më pas. I transferuar nga Liverpuli për afro 80 milion euro, sulmuesi u prezantua zyrtarisht të hënën me rastin e një ndeshje miqësore.